Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit në degën 7 u shpreh se, “Libri i Zi i zgjedhjeve” ka damkosur Edi Ramën në të katër anët e globit, duke faktuar se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e paralajmëruar dhe e financuar me 2 miliardë euro.
Sipas Berishës, këto para asgjësuan jo vetëm procesin zgjedhor, por vetë legjitimitetin e qeverisë, duke e kthyer Ramën në një kryeministër të paligjshëm.
Ai theksoi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, por vetëm farsë elektorale, ndërsa opozita dhe qytetarët kanë të drejtë legjitime të përballen çdo ditë për rikthimin e votës së lirë.
Berisha: Ai bëri zgjedhjen e tij. Bëri zgjedhjen e tij. Dhe me ’21-shin përgatiti farsën më të më të madhe në histori, 2025-ën. Farsë zhvilloi në 2023-shin. Por nuk e falëm. Jua them këtu. Ai Libri i Zi, ai Libri i Zi që publikuam dhe bëmë, ai ja nxihu faqen dhe zgjedhjet atij. Dhe në qoftë se zgjedhjet e 25-ës, e majit, u damkosën që ditën e parë, në raportin e parë si asnjëherë tjetër, u damkosën sepse sepse Libri i Zi që ne e quajtëm u faktoi, i faktoi botës se çfarë farse elektorale bën ky armik i lirisë të botës shqiptarëve.
Dhe nuk pati ndonjë, bëri gjithçka, siç e dini ju, bëri gjithçka të na nëpërkëmbë. I kërcënoi si rrugaç, si bandit, kryesorët e vëzhguesve. Pse keni shkruajtur këtë? Ku i keni argumentonin? Po ata njerëz të ndershëm, njerëz të qytetëruar.
S’kishin lidhje me bandat. Dhe jo vetëm që i qëndruan raportit, por e ridimensionuan atë. Pse ndalem unë në këtë?
Për dy arsye. Së pari, për secilin demokrat po dhe për çdo qytetar ka sot të drejtën legjitime t’i përgjigjet me çdo mënyrë dhe me çdo mjet Edi Ramës, sepse ai është një kryeministër i paligjshëm. Sepse legjitimitet nuk ka. Legjitimitet nuk ka ndonjëherë kurrë po s’doli nga zgjedhjet e lira. Nuk ka legjitimitet.
Ne jemi, ne jemi demokratë. Edhe sikur 20 vjet të rrimë në opozitë, por zgjedhjet të jenë të lira, ne respektojmë vullnetin e qytetarëve. Por ne s’duhet ta respektojmë asnjë ditë farsën elektorale.
Ne duhet të nxjerrim gjoksin tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë për t’u përballur çdo ditë me ata që e shndërruan zgjedhjet në farsë.
Miq, unë e di me shumë të drejtë se secili prej jush ka një listë vërejtjesh, kritikash për
Partinë Demokratike. Dhe u garantoj ju se në tërësi ato janë shumë të drejta. Vetëm asnjëri prej jush nuk ka të drejtë nuk ka të drejtë të mohojë të vërtetën.
Cila është e vërteta? Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Dhe secili prej, prej atyre që përpiqet ta mohojë këtë, verbërisht ose me qëllim, bëjnë punën e tij. Verbërisht ose me qëllim. Pse e them këtë? Po. Sepse, në qoftë se kjo ose qëndron, ose s’qëndron. Në qoftë se zgjedhjet mund të bëhen me Edi Ramën, atëherë ai ka bërë zgjedhje, jo farsë. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Jo.
Opozita fiton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Farsat, farsat nuk i fiton. Nuk i fiton askush përveç diktatorit. Thjesht fare, jemi këtu. Të supozojmë bashkë se në zgjedhjet 11 majit, ai nuk arrestoi në vit elektoral liderët e opozitës, si kurrë ndonjëherë. Të damkosur në katër anët për të.
Të supozojmë se ai nuk shndërroi shërbëtorët tanë. Punonjësit e administratës janë me, me definicion shërbëtorë të qytetarëve. Nuk i shndërroi në policë elektoralë. Të supozojmë për një moment se ai nuk dha në mes të fushatës 100 euro për çdo për çdo pensionist.
Të supozojmë për një moment se ai nuk ka aktivizoi hanxharët e krimit në Durrës, në Elbasan, në Korçë, në Vlorë dhe në të gjitha qarqet e vendit për të marrë votat. T’i supozojmë se asnjë nga këto. Të supozojmë se nuk dha licencën për 28,000 hektarë kanabis. Në një kohë kur ligji thotë 200 hektarë. Për një moment themi se s’ka ndodhur asnjëra prej tyre.
Por miq, 2 miliardë euro dy ditë para zgjedhjeve gjoba dhe kamata. Unë thashë, unë kur e njoftova thashë do të jenë nja 200 milionë. Tani që janë bërë faturat, dalin 2 miliardë. Që i interesojnë 200,000 familje.
Asgjësojnë jo zgjedhjet e një kombi me 1 milionë e 400 mijë zgjedhës, por asgjësojnë zgjedhjet e çdo kombi edhe me 3-4 milionë zgjedhës.
Nuk bën zgjedhje ky, prandaj edhe e drejta jonë ti vërsulemi atij, e drejta jonë për një betejë për jetë a vdekje gjer të rikthejmë votën e lirë. Ai nuk mund të qëndrojë në pushtet, ai nuk duhet të qëndrojë në pushtet, ne duhet të votojmë të lirë.
Gazeta RD