ODIHR: Të përmirësohet ligji zgjedhor! Partitë politike të bien dakord për ndryshimet

Misioni i ODIHR në Shqipëri ka kërkuar sot përmirësimin e ligjit zgjedhor në vend. Gjatë një takimi, përfaqësuesi Michel Tarran inkurajoi nisjen sa më të shpejtë të punës së komisionit për reformën zgjedhore, duke shtuar se legjislacioni aktual ka ende probleme.

Ndërkohë që, Tarran theksoi nevojen se të gjitha partitë politike duhet të bien dakord për nevojën e ndryshimeve. Në fund, Tarran shtoi se ODIHR nuk përfshihet në debatin politik në vend.

“Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë”-u shpreh Tarran.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …