Protestë te bashkia e Durrësit: Larg duart nga pronat tona!

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID në Durrës, ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para Bashkisë.

Anëtarët e familjeve që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit, kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta, ashtu siç ka rekomanduar edhe AADF gjatë takimit të zhvilluar me banorët më 19 janar.

Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. Ata gjithashtu e cilësojnë korruptiv projektin që po zhvillohet nga institucionet shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Përfaqësuesit e familjeve që preken nga projekti kërkojnë me ngulm ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak Durrës për verifikimin e procedurave, shkeljeve ligjore dhe mungesës së transparencës siç i konsiderojnë ata hapat e ndjekur nga bashkia dhe Ministria e Kulturës gjatë 5 viteve të fundit.

Ata u shprehën se “duhet të mbahen larg duart nga banesat dhe pronat e qytetarëve”, duke kërkuar dialog dhe zgjidhje.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …