Vasili: Rama nga halli i madh po shqyen gjymtyrën e vet…

Nga Petrit VASILI

Drejtësia e kapur nga Rama dhe me regji të tij ishte pa asnjë diskutim një nga goditjet më të rënda që Rama i dhe shtetit ligjor.

Drejtësia është katandisur sot në një gjymtyrë të Ramës, e cila leviz si çdo gjymtyrë e një trupi me komandën e tij.

Ndërsa sot Rama i mbërthyer për gryke nga një korrupsion që i ka dalë duarsh dhe ku faktet për të janë edhe në duart e medias dhe publikut po e sulmon qenërisht drejtësinë duke kafshuar gjymtyrën e vet.

Rama që dje shfaqej si dashnori i madh i Reformës në Drejtësi ai që drejtonte gishtin tek ata, që gjoja sipas tij nuk e donin Reformen, sot po e ha e po e shqyen edhe atë pak drejtësi që ka mbetur.

Drejtësia apo gjymtyra e Ramës ashtu siç dora instiktivisht largohet nga zjarri, që djeg, po përpiqet të mbrohet sado pak që zjarri i korrupsionit të mos e djegë edhe atë vetë në përgjithësi dhe individualisht.

Kam shkruar shpesh për degradimin pa kthim të drejtësisë dhe për dorën shkatërrimtare të Ramës në shpërbërjen e saj.

Sot i perfshirë nga flakët e korrupsionit Rama i lebetitur sulmon drejtësinë dhe e vë përballë popullit që ky vetë e ka vjedhur.

Rama kërkon të bindë popullin se miliarda euro të vjedhura në mënyrë të paligjshme prej qeverisë së tij nuk janë problem, sepse problem janë sipas tij rrogat e ligjshme të gjyqtarëve.

Kushdo e kupton lehtë se çdo sulm dhe presion i tij ka lidhje vetëm me hallin e tij.

Çdo gjyqtar e kupton se po u përdor nga Rama do të shitet më vonë prej tij siç ndodhi me Ahmetajn, Veliajn etj, ndaj dhe këtyre gjyqtareve sot ju duhet të mendohen mirë në radhë të parë për fatin e tyre sepse Rama siç të ngre në qiell ashtu edhe të varros.

Përfundimisht farsa e reformës në drejtësi ra dhe çakenjtë si Rama me shokë janë lëshuar rrugëve për të shqyer edhe copat e fundit të saj.

Kushdo që flet për reformën në drejtësi sot le të shohë se ç’po i bën dashnori i saj Rama dhe le të qepë gojën.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …