Berisha: Me revoltë paqësore shembëm diktaturën hoxhiste, me revoltë paqësore do shembim narkoshtetin e Ramaduros

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me revoltë paqësore shembëm diktaturën hoxhiste, me revoltë paqësore do shembim narkoshtetin e Ramaduros.

Berisha theksoi se, vendi ndodhet në një pikë kritike ekzistence deh e vetmja rrugë për të ndalur ‘misionin makabër’ të qeverisë dhe për të mbrojtur ëndrrën europiane është revolta paqësore.

Berisha: Të dashur miq, Edi Rama në 12 vite ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes së kombit tonë, pasurisë më të madhe që ka Shqipëria, duke e përgjysmuar atë në 10 vite, duke e shndërruar atë në një të ardhme jo të largët në një territor gjeografik të zbrazur nga banorët e saj të lashtë mijëravjeçarë, të zbrazur nga shqiptarët.

Kush u largua këto vite?

Ka përzenë gjerësisht moshën e re, ka përzënë rininë, duke i rrëmbyer Shqipërisë të ardhmen.

Shqipëria pa rini do të thotë Shqipëri pa të ardhme.

300 apartamente rezulton se ka Lubia, ndërsa 104 vite duhet të paguajë një i ri për të blerë një apartament dhe për të ndërtuar folenë e tij.

E kuptoni se nuk mbrohen hajdutët, o të nderuar policë? Ikni më mirë, se nuk keni punë aty.

Betejën e kemi me hajdutët!

Ka përzënë shtresën e mesme duke ua bërë jetën të papërballueshme. 33 mijë euro po shishën e verës, pi pra një shishe vere sa ç’merrni 6 prej jush rrogën vjetore.

E kuptoni kë mbroni, apo jo?

Me taksa ua mori edhe ato pak fitime bizneseve të vogla dhe i përzuri nga Shqipëria.

Vetëm kaq do mjaftonte që Edi Rama të quhej armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë.

Shkojmë më tutje. Edi Rama në 12 vite vodhi dhe plaçkiti Shqipërinë sa asnjë pushtues tjetër në histori.

67 miliardë janë administruar nga Edi Rama këto 12 vite, hiq rrogat dhe të paktën 90% e këtyre parave janë vjedhur.

Vetëm dosjet e AKSHI-t mjaftojnë për të kuptuar se inceneratori nuk ishte një skenë e vetmuar, por një sistem vjedhje që përdoret për të grabitur 90, dhe herë 100% të parave të shtetit nga vetë Rama, baxhanaku i tij, familjaret e tij.

Vjedhje të tilla vetëm një armik i pamëshirë është i aftë t’i bëjë një kombi.

Sepse të vjedhësh një komb për 13 vite, i shkakton pasoja shumë të rënda.

Ti ndalon 13 vite zhvillimin normal që duhej të kishte vendi.

Revolta dhe vetëm revolta, revolta për largimin e tij, është kushti i të gjitha kushteve për të fituar kohën e humbur.

Ti, Edi Rama, le mbrapa popullin për 13 vite për paga dhe pensione.

Revolta dhe vetëm revolta për largimin e tij është rruga drejt begatimit për qytetarët shqiptarë.

Ti, Edi Rama, me një krim të vërtetë kundër njerëzizmit, i lë të sëmurët pa ilaçe.

Revolta dhe vetëm revolta për largimin e tij është rruga për të siguruar shërbimin mjekësor që të sëmurët meritojnë.

Ti i lë qytetarët në mëshirë të fatit pas një përmbytje apokaliptike siç ndodhi në Durrës.

Revolta dhe vetëm revolta është rruga për largimin e tij dhe rikthyer qytetarëve shtetin që meritojnë.

Miq, kjo nuk ka një mandat apo dy që po ndodh, janë katër mandate që Shqipëria po vidhet pa ndalim, vit pas viti.

Edi Rama nuk mjaftohet vetëm duke vjedhur dhe përzënë shqiptarët, por ai tani, pasi BE i tha se duhet të përballet me ligjin, duhet të përballët me drejtësinë për pasuritë që u ka vjedhur shqiptarëve ai dhe ministrat e tij si organizatë kriminale, ka vendosur të shkëpusë Shqipërinë nga integrimi në BE, të shkatërrojnë ëndrrën e dhjetëra brezave të këtij kombi për Shqipërinë, zonjë në Europë.

Revolta dhe vetëm revolta e shqiptarëve dhe largimi i tij është rruga për të mbrojtur ëndrrën evropiane si ëndrrën më të bukur të kombit tonë.

Së fundmi, Edi Rama është armiku më i rrezikshëm i shqiptarëve sepse ai kërkon t’i shkatërrojë Shqipërisë dhe kombit shqiptar traditat.

Kurrë më parë ndër shekuj ndonjë armik nuk ka ndërmarrë një sulm të tillë ndaj shqiptarëve.

Dhe nga të gjitha dëmet që Edi Rama i ka shkaktuar Shqipërisë, vetëm kjo nuk riparohet.

Sepse, nëse nuk e prandalojmë atë sot, ajo do jetë rrënimtare përfundimisht për ne.

Shqipërinë e larguar mund ta rikthejmë me politika dhe incentivat e duhura.

Paratë e vjedhura do i gjejmë dhe do ua kthejmë një për një shqiptarëve.

Rrogat dhe pensionet, minimumin jetik do t’i dy-trefishojmë.

Por miqtë e mi, nëse lejojmë këtë sekt antishqiptar të shkatërrojë më të shenjtën, familjen shqiptare, de facto është shkatërrim i Shqipërisë.

Sepse familja ka qenë shtylla më kryesore e ekzistencës sonë.

Ndaj dhe përgjigja jonë do jetë, revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë për të mbrojtur familjen shqiptare.

Revoltë paqësore sepse ne jemi PD.

Me revoltë paqësore ne shembëm diktaturën hoxhiste komuniste, me revoltë paqësore do shembim narkoshtetin e Ramaduros.

Por me revoltë paqësore ndaj një armiku që e ka çuar Shqipërinë në pikën më kritike të ekzistencës së saj.

Çdo shqiptar duhet të jetë i qartë sot në pritshmëritë që ka ndaj popullit shqiptar.

Kundër një armiku të tillë që sot ka të gjitha pushtetet dhe mbështetet nga kartelet e drogës më të dhunshme, më të fuqishme në botë, nuk fitohet vetëm.

Të gjithë e patë ju se çfarë ishte Edi Rama i aftë të bëjë kundër Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur vjedhjet e tij.

Ndaj cilido që mendon se një opozitë mund të fitojë zgjedhjet kundër tij, është jashtë realitetit.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon me gaz dhe ujë protestuesit, lëndohet qytetarët dhe deputeti i PD

Si pasojë e sulmit me gaz lotsjellës dhe ujë, qytetarë të shumtë kanë mbetur të …