Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë debatit në Kuvend ka akuzuar mazhorancën se përsëritët 22 shkurtin e vitit 1991 ku akuzonit opozitën për një vrasje që ishte bërë qeveria.
Berisha tha se, akuzuat Belind Këlliçin njësoj si Azem Hajdarin dikur.
Berisha: Mos dilni se edhe ju u shohin fammiljarët tuaj, miqtë tuaj që mbroni hajdutët.
Nuk keni nevojë t’i mbroni këta. Lërini.
I patë se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Qytetarë dhe qytetare, vetëm ju jeni zgjidhja.
Vetëm ju jeni shpresa e shqiptarëve.
Këta janë në panik të tmerrshëm.
Përsëritën dje 22 shkurtin e 91-shit.
Më 22 shkurt të vitit 1991, Sigurimi i Shtetit qëlloi dhe ekzekutoi tek dera e Shkollës së Bashkuar një oficer policie, një të ri, dhe thanë se oficerin e policisë e qëlloi një person me Fiat të bardhë, dhe ishte konkretisht Azem Hajdari.
Mirëpo Azem Hajdari atë ditë ishte në Devoll, dhe të gjithë postblloqet e policisë e vërtetonin që ka qenë në Devoll.
Të ndjerin Lulzim Sulollari e vrau vetë qeveria për të akuzuar opozitën.
Dje çfarë bënë këta?
Akuzuan Belind Këlliçin se organizoi kryengritjen… atë nuk e akuzoni dot se ai u bën petë ju. Po kur ngrihet ajo dhe më nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora… unë mund të thoja edhe dollapët, po fundi i fundit thashë një fjalë tjetër që të kuptohet nga qytetarët.
Edhe për këtë ngriheni ju të sulmoni?
Dje ju akuzonit Belind Këlliçin në një kohë kur ai po drekonte në Miçigan me një përfaqësues të shquar të diasporës shqiptare.
A e kuptoni se çfarë paniku dhe tmerri keni ju?
A e kuptoni ku keni rënë ju?
A e dini që jeni në kohët e fundit të ekzistencës suaj sepse meritoni zhdukjen.
Meritoni zhdukjen dhe qytetarët këtë parlament do ta mbyllin një minutë e më parë.
Gazeta RD