Seanca e sotme plenare nisi pa tensione, por kjo zgjati vetëm pak kohë, pasi sapo kryetari i PD, Sali Berisha nisi fjalën gjithçka u kthye sërish në kaos.
Sapo Berisha nisi të fliste për skandalin Balluku dhe përdori fjalën ‘po mbroni vithet e Belindës’, Niko Peleshi ia hoqi fjalën. Kaq mjaftoi që opozita të ‘zbarkonte’ në foltoren e Kuvendit duke u përplasur me gardën.
“Sa të jem unë kryetar Kuvendi, nuk mund të lejoj gjuhë të tillë”, u shpreh Peleshi, ndërsa më pas ia dha fjalën kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Gazeta RD