Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar këtë të premte se dorëheqja e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nuk ka qenë një vendim i vullnetshëm, por i detyruar nga rrethana ligjore.
E ftuar në News24, ajo deklaroi se disponon informacion se ish-drejtoresha është detyruar të japë dorëheqjen pikërisht për shkak të përfshirjes së saj në një dosje kriminale që po hetohet nga SPAK.
Ajo shtoi se gjatë muajit dhjetor ishte informuar se Karçanaj kishte marrë një pronë private mijëra euro nga një grup kriminal që merret me trafikun e drogës dhe sipas saj ky veprim mund të lidhet me dijeninë për një hetim të mundshëm.
“Ishte pak e çuditshme dorëheqja e drejtoreshës së AKSHI-t, por disponoj informacion se Mirlinda Karçanaj është detyryar të japë dorëheqjen për shkak të emrit të saj përmendur në një dosje kriminale që disponon SPAK.
Karçanaj ka blerë një pronë private nga një grup kriminal që po hetohet nga SPAK që merret me trafikun ndërkombëtar të drogave të forta, zonja e ka fshehur një shifër të tillë, bëhet fjalë për 300-400 mijë euro që janë hedhur në një pronë biznes apartament që ajo ka blerë.
Gjatë muajit dhjetor ne u informuam që zonja Karçanaj kishte marrë një shtëpi me qira bashkë me vajzat e saj, duke dashur të shkëputet nga apartamenti që si duket se e ka ditur se do të hetohet. Besoj kjo është pikë e nxehtë që e ka vënë në vështirësi, nëse SPAK do të arrijë ta shtojë në dosjen e saj, që ka blerë një pronë nga persona kontingjent kriminal. Zonja Karçanaj di shumë, për tenderat e kryer në AKSH, por këta drejtues kanë dhe përgjegjësi të tjera penale që do ti lajnë me drejtësinë”, tha Llabani.
Gazeta RD