Kushtet e BE/ Gjermania, mesazh të qartë Ramës nga SPAK

Sa më shumë Rama ekspozon sulmet ndaj drejtësisë në mbrojtje të korrupsionit të Ballukut dhe paprekshmërisë së të korruptuarve në qeveri aq më shumë diplomacia e vendeve partnere intensifikon aksionin diplomatik kundër regjimit.

Gjernania e ka bërë të qartë sot nga SPAK se “sundimi i ligjit është kusht thelbësor nga BE”. Po sot edhe ambasada amerikane ka bërë të qartë se ndryshimi i kodit penal për të shpëtuar Ballukun dhe vetë Ramën është i papranueshëm duke theksuar se mbështet pavarësinë e drejtësisë.

Njoftimi i Ambasadës gjermane

Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. ⚖️ Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE 🇪🇺, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania 🇩🇪 do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

About Krye Redaktor

Check Also

Fox News: Rrethanat e errëta të Ballukut/ “Qeveria e mbushur me korrupsion solli protestat”

Nga Chriss Massaro, FOX NEWS Mijëra protestues antiqeveritarë u përballën dhunshëm me policinë përpara ndërtesave qeveritare …