Seanca për të miturit e arrestuar pas protestës, deputetët e PD në gjykatë…

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj të miturve të arrestuar pas protestës së opozitës, e cila nisi sot në orën 12:00 para gjyqtarit Dritan Jahjolli, po zhvillohet dhe pritet të përfundojë së shpejti. Të miturit, Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj, mbahen prej tre ditësh në qeli dhe gjykohen veçmas për shkak të moshës.

Në mbështetje të të miturve, disa deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë Belind Këlliçin, Eldan Hotin dhe Enon Bozdon, kanë shkuar në gjykatë për të ndjekur nga afër seancën dhe për të mbikëqyrur procesin gjyqësor.

Seancat për personat e tjerë të arrestuar janë parashikuar të zhvillohen të shtunën.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 20 shkurtit/ Berisha: Paqja është forca jonë! Rama do me çdo kusht gjak, por ne nuk i përgjigjemi

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, i pyetur nga gazetarët për protestën …