Amendamenti Rama-Balluku/ Berisha: Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë marrëzi që në vitin 2002

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp tha se Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 rrëzoi një ligj të ngjashëm që synonte mbrojtjen e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).
Ai theksoi se Kushtetuta përcakton nivelin e mbrojtjes për institucionet dhe nuk mund të zgjerohet me ligje të reja. Berisha akuzoi qeverinë aktuale se po përpiqet të shkelmojë jo vetëm Kushtetutën, por edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha: Kjo nuk buron vetëm nga frymë dhe germa e Kushtetutës dhe kushtetutshmëria e rendit, por buron edhe nga vendimet direkte të Gjykatës Kushtetuese, të cilat për çdo vend janë të barabarta me normën e Kushtetutës.
Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie si ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi numër 212 i vitit 2002 i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Edi Rama sot do t’ia japin.
E kuptoni?
Jo, tha gjykata, thjesht ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta.
Kaq, nuk mundet.
Kushtetuta ka përcaktuar këtë nivel mbrojtje.
Ka përcaktuar nivel mbrojtje autorizimin nga parlamenti për kufizimin e lëvizjeve, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe unë e përgëzoj.
E rrëzoi në rastin e Sali Berishës dhe unë e përgëzoj atë, pavarësisht se është një vendim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, por ata nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë.
Pra, nuk lejon pa autorizimin e parlamentit, kufizimin e lëvizjes. Nuk lejon arrestimin.
Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij.
Kushtetuta në asnjë germë, në asnjë nen nuk pranon të mbrojë me mospezullim.
Jo.
As kryeministrin.
Pra, Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën dhe germën e Kushtetutës, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rasti konkret, kryetari i KLSH. Por si institucion kushtetues ka ngjashmërinë e vet me institucionet e tjera.
Mirëpo ai, dhe ata këshilltarët, të mos e prish gojën për t’ua thënë atë që meritojnë, shkelmojnë normën kushtetuese që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese 212 i vitit 2002. Pikërisht për kryetarin e KLSH, të cilit donin t’i jepnin mburojë.
Jo, tha gjykata, asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që parashikon Kushtetuta.
Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta me ligje.

About Redaksia

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …