Analisti: A ka kuroja SPAK ta marrë si të pandehur Ramën bashkë me Ballukun?

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Studio24” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin dhe pavarësinë e SPAK-ut përballë qeverisë.

Sipas tij, debati nuk lidhet vetëm me ndryshimet ligjore, por me thelbin e marrëdhënies mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë.

Gjithashtu shtroi pyetjen nëse ‘SPAK do të ketë kurajën që ta thërrasë si të pandehur bashkë me Ballukun’?

“Këtë po  e bën sepse kërkon ta mbrojë duke na futur edhe gjithë Shqipërinë. Çështja është a është bërë ky korrupsion apo jo?  SPAK duhet që në fillim të kishte kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestin. Por pse nuk e kërkon SPAK? Por lajmi që është sot është ky që Rama i vuri kurifin SPAK…dhe i tha marrëveshja që kemi është se do vini deri këtu dhe se nuk mund të shkoni dot më tej.

Tani gjasme po bën ndryshime ligjore. Thelbi është kontrolli i SPAK. Por a ka kuroja të thërrasë Ramën dhe ta marrë si të pandehur bashkë me Ballukun? Sepse krimi që është bërë është i qartë. SPAK me këtë dobësi e çon topin te Kushtetuesja… Kushtetuesja me dobësinë e vet e çon te SPAK. Por Rama po bën lojën e tij për krimet që bën dhe nga ana tjetër e shet sikur po bën reformë”, tha ndër të tjera ai.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i PS: Qeveria po përdor patronazhistët për të firmosur afera korruptive!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” u shpreh …