Kryetari i PD, Sali Berisha nga Foltorja në Krujë, deklaroi se, qeveria ka humbur legjitimitetin moral dhe politik për të qeverisur, ndërsa bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se reagimi i opozitës do të jetë, sipas tij, paqësor dhe në mbrojtje të parimeve demokratike.
Berisha: Tani që janë kapur, tani që janë kapur, mbi bazën e denoncimeve tona, tani ç’po ndodh? Tani po bën ligjin. Më burojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrat e tij.
Grusht shteti është. Po bën ligjin për të paralizuar si kurrë ndonjëherë drejtësinë.
Miq, se këtu ka një propagandë shumë të keqe. E mo se kështu janë këta një lloj. Jo more, jo kurrë. Kujtojuni pak o miq.
Në vitin 2011 unë i kam dhënë asaj Ina Ramës epitetin më të merituar. S’po e përdor këtu tani. Po, por ama më falni. Mbrapa, pavarësisht nga epiteti im, kur ajo kërkonte imunitetin e deputetëve, kurrë nuk mendohej ta bllokonim, në asnjë mënyrë. Dhe secilit ministër, apo zv/kryeministër që u kërkua imuniteti, e dha vetë, e dorëzoi vetë, dhe u paraqit.
Tani, Edi Rama kërkon të na thotë, ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim. Dhe ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng, ka tre muaj që të kapur në flagrancë me vjedhje që shkojnë mbi 1 miliardë euro. Jo thotë. Nuk mundet të pezullohet. Nuk mundet t’i hiqet imuniteti.
Sot shkonte dhe vajtonte, derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë. Keni dëgjuar ju? Ndërmarrje shtetërore, agjenci shtetërore që merr peng biznesmenë? Nuk kam dëgjuar në botë.
Kam dëgjuar, që në narkoshtete, kartelet marrin peng. Po këtu i merr vetë shteti, i merrte Egysi, Ergys Agasi me urdhër të Ramës. U organizonte. Po pse? Sepse baxhanaku i tij duhet të fitonte çdo tender. Mund të rreshtoj shumë, por moment më kritik për vendin nuk ka patur.
Ndaj dhe ne, ne si demokratë, na takojnë t’i dalim për zot një misioni të ri. Dhe ky mision është shpëtimi i Shqipërisë, nga kjo nga kjo narkodiktaturë, nga kjo diktaturë autoritare. Shpëtimi i saj. Askush s’mund ta bëjë më këtë.
Mos dëgjoni ju, se është propagandë e shfrenuar, kriminale. Por ne, megjithëse u përpoqën të na zhdukin, a s’është apo jo? U përpoqën të na vendosin fasadë të qeverisë. Ja u rikujtoj këtu demokratëve dhe demokratëve. Një javë para zgjedhjeve të para zgjedhjeve të të prillit të 21-shit, më vjen këshilltari, këshilltari i huaj i zgjedhjeve, se ai kishte një vit që punonte, dhe më thotë Sali thotë, në qoftë se s’i fitojmë këto zgjedhje, si thua ti për një koalicion të madh?
Çfarë i them unë? Koalicion të madh tha. Jo i thashë unë, se kjo është një fatkeqësi e madhe për ne pastaj, se po s’i fituam s’i fituam, po vendi do opozitë. Do qeveri do opozitë.
Si t’ia bëjmë kështu? Po tha, po po të ndodhi. Po të ndodhi thashë, unë do ta kundërshtoj me gjithë forcën time aty. Pra, çfarë i kishin bashkuar letrat? Donin që në Shqipëri të mos kishte opozitë. Dhe ju e dini pastaj kalvarin që kaluam. Po mbijetuam. U ngritëm.
Dhe shqiptarët, sado që u përpoqën të na demonizonin, përsëri nuk na e hoqën besimin. Sado që u bë një propagandë e tmerrshme kundra nesh, përsëri sot ne jemi forca kryesore e besimit të tyre. Po, tani ne jemi ballë për ballë.
Po. Tani jemi në betejë. Ne kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se nuk respekton asnjë nen, asnjë normë, asnjë ligj. Dhe nuk lë asgjë pa bërë për të kontrolluar votën e shqiptarëve.
Nuk e vë kush më në diskutim. Ne i dolëm zot votës, e mbrojtëm. Dhe e gjithë vjedhtaria e tij u denoncua botërisht. Kjo, çfarë na duhet ne? Çfarë vlere ka për ne? Po. Ka për vlerë, se ne jemi njerëz të parimeve, njerëz të idealeve demokratike. Kjo na jep ne të drejtën të përdorim çdo mjet kundër kësaj qeverie për përmbysjen e saj.
Është e paligjshme. Kjo është qeveri e paligjshme. Kjo qeveri nuk buron nga vullneti i qytetarëve shqiptarë, por buron nga farsë elektoral dhe s’meriton asnjë ditë të ekzistojë. Pra, arritëm këtë. Së dyti, prapë për ata që thashë u janë lodhur veshët duke dëgjuar denoncime, denoncime, vjedhje, vjedhje, abuzime, vjedhje.
Unë u them atyre njerëzish, mos u mërzisni, se ne duhet ta bëjmë patjetër atë detyrë. Ne nuk duhet të pajtohemi kurrë me plaçkitjen dhe grabitjen e shqiptarëve. Por, por, tani çfarë doli në pah? Doli në pah që njeriu që vraponte për të arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë fakt dokument, tani me kamionë dokumente do të bllokojë drejtësinë.
Mbron korrupsionin.
Gazeta RD