SPAK kujtohet për Ballukun, shkresë bankave për pasurinë e saj 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku.

Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët po kryejnë hetim pasuror për Ballukun, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në banka për informacione mbi pasurinë e saj.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin për tunelin e Llogarasë ndërsa po hetohet për disa tendera sa i përket Unazës së Madhe dhe aksit Thumanë-Kashar.

Ajo është pezulluar me vendim të GJKKO nga detyra, ndërsa më datë 23 shkurt pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e saj.

Në mbledhje, sipas burimeve, SPAK pritet të paraqesë prova të reja për Ballukun, ndërsa ka kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur.

Mbetet për t’u parë si do të vijojë procesi ndaj saj, i zvarritur prej vitit të kaluar, ku me urdhër të Edi Ramës, socialistët janë munduar t’i japin sa më shumë kohë numrit dy të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Reporteri për Shqipërinë në Bundestag/ Bayer: Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Shqipëri, mbështesim PD

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag deklaroi sot pas një takimi në selinë e PD me …