Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar me forcë ndaj dhunës dhe terrorit të ushtruar gjatë protestës së 20 shkurtit, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë ndaj opozitës dhe pluralizmit.
Berisha tha se, garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin sulme asgjësuese për selitë e PS.
Berisha: Kryengritja paqësore shënoi dje një stad të ri të fuqishëm të saj, çka është frymëzim për vazhdimin në ditët në vazhdim gjer në përmbysjen e kësaj qeverie.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin policor.
Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit të PD, Luçiano Boçi, dhe të tjerëve me mjete me gaz, me plumba gome, etj.
Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës.
Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese.
Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit.
Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth.
Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit.
Ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët.
Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër i krimit, si kryetar i organizatës kriminale.
Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni.
Hiq dorë nga sulmi i selisë për të mbrojtur krimet e tua, vjedhjet e tua.
PD është në një kryengritje paqësore.
Asnjë anëtar i forcave të rendit nuk është gërvishtur gjatë gjithë protestave tona.
As edhe një i vetëm.
Ato që kanë mbetur në letra të vdekura janë komunikatat e Prodës së krimit dhe të Sokol Bizhgës, të cilët e kanë vendin me kohë në burg.
Njëri tradhtar i Gjergj Mehmetit, ka lënë oficerin në makinë për ta djegur banditët dhe ka shpëtuar lëkurën e tij. E ka tradhtuar në detyrë të pavdekshmin Gjergj Mehmeti.
Tjetri një bashkëpunëtor i ulët i bandave, një ushtar i Gys Agasit, Suel Çelës dhe Troplinëve.
Ndaj dhe njëherë, larg duart nga selia e PD, se PD është në revolucionin e saj paqësor për të shpëtuar Shqipërinë.
Gazeta RD