Pasi e izoloi totalisht juglindjen, Rama fluturon drejt Korçës me helikopter

Teksa rruga Prrenjas-Librazhd është mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe konspirohet me rrezikshmëri të lartë, kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në Korçë.

Ndërkohë mësohet se Policia e Korçës është lajmëruar se kryeministri Edi Rama do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes.

Duke qenë se i vetmi aks që lidh Pogradecin dhe Korçën është mbyllur, Rama duket se ka gjetur zgjidhjen për të vijuar vizitën e tij, përmes helikopterit ndërsa qytetarët e thjeshtë në pamundësi të luksit të kryeministrit detyrohen të qëndrojnë të bllokuar.

Sakaq, nga kryeministria nuk ka njoftim në lidhje me takimin në fjalë, ndërsa mediat e Korçës kanë raportuar lajmin mbi vizitën në fjalë.

Kujtojmë se sot në mesditë ishte planifikuar hapja e rrugës, pas dëmtimeve që pësoi aksi në vendin e quajtur ‘Arra e Gurrës’.

Por sot në këtë vend, pati sërish rrëshqitje, duke bërë që të anulohen planet. Madje dhe mjetet e tonazhit të rëndë që po punonin për hapjen e rrugës janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: “Neni Basha” nuk ka pse të preket, Edi Rama nuk bën zgjedhje, por farsa elektorale!

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ka një grup pune me 10 anëtarë me në krye Gazment Bardhin …