Malltezi: Shkatërrimi i Shkumbinit krim i miratuar nga qeveria! Leje zyrtare nga lëpirësit e pushtetit!

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT NË PD, JAMARBËR MALLTEZI

Krimet mjedisore që po ndodhin çdo ditë kanë autorë, por jo përgjegjës.

Shkatërrimi i Shkumbin-it, rrugës dhe hekurudhës kombëtare po ndodh me miratimin e atyre që paguhen nga taksat tona për t’i mbrojtur.

Shkumbini, dikur një lum i mrekullueshëm me ekosistem plot pemë, është kthyer në një moçal me kantiere ndërtimi përgjatë gjithë shtratit.

Në vend që të mbështeten zgjidhje përmes infrastrukturës së gjelbër urbane, qeveria e babëzitur e Edi Rama-s i ka shpallur luftë mjedisit dhe natyrës.

Lëpirësit e pushtetit po thonë që ka leje mjedisore dhe kjo, sipas tyre, e bën normale apo të ligjshme. Pikërisht pse kanë dhënë LEJE mjedisore për të kryer këtë masakër në shtrat lumi, është KRIM!

Edi Rama, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe kumbareshat e saj duhet të përgjigjen për krimin mjedisor të parikuperueshëm dhe dëmin e jashtëzakonshëm infrastrukturor.

Lejet e Këshilli Kombëtar i Ujit për marrjen e inerteve lumore në shtrat të Shkumbinit për kompaninë ANK, në Dragostunjë, dhe në Papër për Salillarin, janë akte kriminale mjedisore, pasi shkatërrojnë shtratet lumore mijëravjeçare, shkatërrojnë ekosistemin, dëmtojnë akuiferët nëntokësorë dhe mund të rezultojnë – siç rezultuan – në deformim të skarpateve breglumore dhe ndryshime tektonike dhe hidrodinamike të shtratit të lumit. Gërryerja e zhavorreve natyrore mijëravjeçare është si të gërryesh organet e brendshme dhe të pretendosh se nuk do të ketë pasoja.

Por, në një vend ku kryehajduti ka kapur drejtësinë dhe nuk lejon asnjë procedim penal që nuk ka qejf, këto krime mjedisore me pasoja të rënda financiare dhe infrastrukturore, ndonëse kanë autorë, mbesin pa përgjegjësi.

Ndaj ka nevojë të protestojmë edhe për këto krime, se qeveria nuk po vjedh veç demokratët, por gjithë shqiptarët, pa dallime partiake. Madje po vjedh dhe shkatërron mjedisin, gjë që sjell pasoja afatgjata edhe te fëmijët e të gjithëve.

About Redaksia

Check Also

Nuk ndalet revolta / Më 28 shkurt protesta e 5-të kombëtare

Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt. Kryetari …