Edi Rama, nuk ka më rëndësi çfarë vendimi do marrësh për Ballukun, fati yt është vulosur!

Nga Tomorr ALIZOTI

Pushteti mbaron aty ku fillon drejtësia.

Edi Rama, nuk ka rëndësi më çfarë vendimi do marrësh në mbledhjen e grupit të PS-së.

Ti e di, ashtu siç e dinë ata që do kesh përballë nesër, ashtu siç e dinë edhe miqtë tanë, që fati yt u bashkua me të Belindës sate, ditën kur vendose të sfidosh drejtësinë. Nesër nuk ka më rëndësi. Nesër, pas fjalimit tënd patetik, do kërkosh të votosh kundër SPAK, do vendosësh të japësh gjysmë imuniteti, apo do vendosësh ta lëshosh fare Belinda Ballukun.

Nesër, edhe sikur ta çosh ti për dore Ballukun tënd në dyert e burgut, sërish besimin e thyer nuk mund ta ngjitësh më. Kjo sepse informacioneve të partnerëve të bashkëpunimit të sojit tënd me trafikantët e drogës, të dhënave të pastrimit të parave të kokainës dhe korrupsionit në lejet e ndërtimit të firmosura prej teje, fakteve dhe përgjimeve të përfshirjes së të gjithë llojit tënd në korrupsion të thellë, ju dole ti për zot.

Dhe si të gjithë “idiotët e gjithpushtetshëm”, ti bëre hapin final drejt greminës. Sfidën ndaj të gjithave. Ti u solle njësoj si kartelet e sotme të Meksikës, që për fatin e një prej trafikantëve, vendosën të sfidojnë të gjithë shtetin. Sepse, njësoj si kartelet, edhe ti nuk e pranon kurrë që drejtësia mund të veprojë edhe mbi ta. Ndaj, fati yt është i vendosur.

Shpresoj shumë të ndihesh aq i fuqishëm sa të mos e japësh imunitetin e Ballukut. Të mos e lejosh drejtësinë ta arrestojë atë. Në këtë mënyrë, do të poshtërosh deri në neveri edhe ata pak deputetë të ish-PS-së, që nuk duan ta besojnë që partia e tyre është kthyer në një bazë kartelesh.

Shpresoj shumë gjithashtu që nesër të bësh “idiotin e gjithpushtetshëm”. Jo sepse kjo do të ndryshojë ndopak fatin tënd, por sepse kështu zhurma që do bësh kur të rrëzohesh do të jetë më e madhe.

Një lajm i mirë i gjithë kësaj tragjedie që zgjat prej tre muajsh është bindja finale e atyre që e kanë vërtet në dorë integrimin dhe që e duan Shqipërinë në BE.

Ata sot janë të qartë që pengesa e fundit je ti.

About Redaksia

Check Also

Gahler: Korrupsioni shtrihet deri në nivelet më të larta të pushtetit, rasti “Balluku” dëshmi e qartë!

Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se, …