PE thirrje Ramës: Hetimet ndaj Ballukut të mos cënohen!

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Gjatë diskutimeve, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se Tirana duhet të intensifikojë punën për t’iu përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Theksin e vuri tek miratimi i legjislacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre.

“Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme. Procesi është strikt në bazë merite, për kriteret e Kopenhagenit. Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshime konkrete dhe impementimi i tyre. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike”,- tha McAllister.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, sikurse edhe shqetësimi për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare.

“Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës. Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim. Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 2027-ën është shumë më i arritshëm”,- tha Schieder.

Për Shqipërinë foli edhe eurodeputeti Andrey Kovatchev, i cili përmendi “çështjen Balluku” duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacenuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje pa vonesë nga Kuvendi, ndërsa kritika pati dhe për nismën ligjore të mazhorancën për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efeciente, të lira nga presioni politik. Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim”,- tha Kovatchev.

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputeti Thomas Waitz tha se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është një aspekt që ka treguar rezultate konkrete, të mishëruara kryesisht nga SPAK.

“Pavarësia e gjyqësorit është pikë kyçe dhe avancimi duhet të vijojë. Jo vetëm legjislacioni por edhe implementim i mirë. Fakti që SPAK ka pasur kapacitetin që të arrestojë zyrtarë të nivelit të lartë tregon se kanë kapacitet dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Na duhet të shohim më shumë gjithë-përfshirje, sidomos të shoqërisë civile”,- tha Waitz gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

About Redaksia

Check Also

Gahler: Korrupsioni shtrihet deri në nivelet më të larta të pushtetit, rasti “Balluku” dëshmi e qartë!

Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se, …