Protesta/ Balliu: Selia e PS është blinduar, aty po fshihen ata që kanë vjedhur!

Deputeti Klevis Balliu nuk i ka kursyer ironitë për qeverinë, teksa pritet të nisë protesta e opozitës.

Ai tha për News24 se selia e PS-së është e blinduar dhe aty po fshihen ata që kanë vjedhur. Ai i bëri thirrje policisë që të shkojë në atë godinë dhe të arrestojë hajdutët.

“Aty ku ka hajdutë blindohet, njerëzit e thjeshtë dalin në shesh, aty janë ata që bashkëpunojnë me krimin e organizuar, me AKSHI, dhe hajdutët e parave të qytetarëve. Këta fshihen. Thirrje policisë: Nuk keni punë me protestuesit, I dini ku janë hajdutëtm arrestojini. Por ne nuk kemi polici, kemi një narko Komisar Ilir Prodën.
Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Revista amerikane: Protesta më e madhe pas rënies së komunizmit, kërcënohet seriozisht pushteti i Ramës!

Ajo që filloi si një luftë për të mbrojtur një zonë bregdetare të ndjeshme ekologjikisht, …