Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit të Porto Romanos në prokurori, duke theksuar se kjo është vetëm fillimi i zbardhjes së skemave korruptive të qeverisë.
Berisha e cilësoi Portin e Durrësit si “aferën më të madhe korruptive në Europë”, duke paralajmëruar se vlera e tij reale shkon deri në 4 miliardë euro.
Ai shtoi se projekti, i cili shkon në dekada dhe përfshin pastrimin e parave, është kthyer në një “Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës dhe enturazhit të tij mafioz”.

Albanian Americans: Doktor, e bukur ajo që nxorën Piranjat, duhen 80 vite që të mbarojë projekti i Alabarit në Durrës. 80 vite e kanë siguruar pastrimin e parave…

Sali Berisha: Në ligjin e nomenklaturës së vjetër, këta mendojnë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve.
Dhe u garantoj që ajo parashikohet në Durrës nuk është gjë tjetër, veçse Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës dhe enturazhit të tij mafioz.
Dosja prej 400 milionë eurosh e portit gjoja në Porto Romano u hap në prokurori.
Garantoj se ajo është vetëm fillimi.
Afera më e madhe korruptive sot në Europë është Porti i Durrësit që shkon në 4 miliardë euro.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubia emëroi të gjithë kabinetin e saj në vend të saj! Fuqia e saj janë dosjet që ka!

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitës, Sali Berisha deklaroi se fuqia …