Berisha: Lubia emëroi të gjithë kabinetin e saj në vend të saj! Fuqia e saj janë dosjet që ka!

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitës, Sali Berisha deklaroi se fuqia e Lubia Ballukut buron nga dosjet dhe regjistrimet që ajo zotëron, ndërkohë që theksoi se problemi kryesor për vendin mbetet kryeministri Edi Rama.
Berisha shpjegoi se nga 6,500 mesazhe të analizuar nga prokuroria, rreth 4,000 lidhen direkt me Edi Ramën, duke argumentuar se Balluku vepron në koordinim me Ramën dhe se vendosmëria e opozitës është e përqendruar mbi kryeministrin si kreu i “organizates kriminale”.

Laert Vasili: Doktor, shumë mendojnë se Rama e lëshoi Ballukun, por në fakt shenjat janë se do bllokohet kërkesa e prokurorisë. Keni informacion në lidhjet me dosjet apo përgjimet që ka prokuroria, dhe a del aty implikimi i Ramës, se fundja ikën apo qëndron Balluku, nuk është se ndryshon gjë. Halli është Edi Rama.

Sali Berisha: Jam shumë dakord me ty, problemi kryesor është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Në dosjen e prokurorisë, nga 6500 mesazhe, rreth 4 mijë janë direkt të Edi Ramës.
Ai nuk e lëshon Belindën. Se ju e shihni, Lubia emëroi të gjithë kabinetin e saj në vend të saj.
Fuqia e saj janë dosjet që ka.
Fuqia e saj janë filmimet që ka, regjistrimet që ka.
Në këtë kontekst nuk ka peng dhe skllav të dikujt se sa është Rama i Lubi Ballukut.
Ndaj dhe ne si opozitë e kemi përqendruar të gjithë që në fillim sulmin dhe betejën tonë mbi Edi Ramën si kryetar i organizatës kriminale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit …