Policia sulmon protestuesit, lëndohet deputeti Boçi, një qytetar humb ndjenjat (Foto)

Tensione në protestën e opozitës. Policia e Prodës sulmon protestuesit paqësorë me gaz lotsjellës dhe ujë me piper pa limit

Në mënyrë të paligjshme policia po përpiqet të ndalojë marshimin e protestuesve, duke shkelur ligjin.

Është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit ishin drejt marshimit për të shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Edhe kreu i PD Sali Berisha shihet se ka vendosur maskë pas gazit të hedhur.

Ndërkohë, i lënduar ka mbetur deputeti Luçiano Boçi për shkak të sprajit të hedhur dhe një qytetar i cili shihet i shtrirë në tokë pasi ka humbur ndjenjat.

Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë që ishte vendosur dhe kanë nisur konfrontimin.

FOTO/ Policia hodhi gaz lotsjellës, qytetari humb ndjenjat 

About Redaksia

Check Also

Policia dhunë barbare mbi protestuesit paqësorë, Rama urdhëron të sulmohet edhe lideri i opozitës

Edi Rama ka urdhëruar një reprezalje ndaj protestuesve paqësorë. Kësaj reprezalje nuk i ka shpëtuar …