Berisha: Rama dhe padroni i tij Vuçiç duan t’i shkatërrojnë këtij kombi ëndrrën më të bukur, integrimin në BE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama, së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç po përpiqen të shkatërrojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjatë fjalimit në Foltoren përballë Kryeministrisë, Berisha tha se fati i shqiptarëve pas rënien së Perdes së Hekutrt, ishte anëtarësimi në BE.

Berisha: Përsëri ftoj shqiptarët të ndërgjegjësohen se këto kohë më shumë se kurrë nga viti 1945-1946 po luhet me fatin e tyre.

Fati i të gjithë shqiptarëve pas rënies së Perdes së Hekurt ishte të anëtarësohemi në BE një ditë. Ishte fati evropian, fati më i mirë.

Në fakt, këtë fat kanë shkruar në librat e tyre edhe në fundin e shekullit të 19 dhe fillimin e shekullit 20 rilindasit. Shqipëria, zonjë në Europë, ishte ëndrra e tyre.

Shqipëria zonjë në Europë është anëtare e BE.

Ç’po ndodh?

Tani që ka shpallur moton se unë do i vjedh shqiptarët pa pyetur njeri, tani shkruan me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE.

Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me këtë komb, mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë.

Qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione. Po dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre.

Janë dimensioni i Kopenhagenit, çka do të thotë se qytetarit i garantohen të drejtat e tij, barazia para ligjit, drejtësia, vota, etj, dhe ky pikërisht këtë dimension e jep. Nuk kemi nevojë. Jo, thotë.

Tregun e lirë, atë na e jepni ne.

Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit në kuptimin më shumë se arritje në fakt, kjo fjala acquis ka hyrë në shumë gjuhë, pikërisht ato standarde që kanë të bëjnë me qytetarin, me komunitetin.

Mirëqenia është pa diskutim.

Çfarë e dallon sot Europën nga çdo pjesë tjetër e botës?

Mirëqenia.

BE është bashkimi në mirëqenie, bashkimi në shërbime të shkëlqyera.

Është bashkimi në një sistem arsimor, shëndetësor, në një shërbim dinjitoz.

Pra, ky shkruan me paturpësinë më të madhe në mënyrën më kriminale se këto nuk na duhen ne.

Padronit të tij Vuçiç dhe këtij këtu, kriteret e Kopenhagenit dhe standardet e komunitetit dhe qytetarëve, këto nuk na duhen.

Se këto nuk i arrin dot.

Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë zgjedhjet.

Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë qytetarët.

Se ky, për të garantuar një grup standardesh, ky duhet të mos vjedhë qytetarët.

Ndaj dhe heq dorë prej tyre duke shkatërruar në këtë mënyrë ëndrrën më të bukur të këtij kombi, ëndrrën evropiane.

About Redaksia

Check Also

Gazetari nga Greqia/ Mund të vendosnin edhe shtatoren e Enver Hoxhës para Ambasadës Amerikane si instalacion

Gazment M. KAPLLANI Shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës në Gjirokastër e bënë Muze Etnografik …