Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PS se do të votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg, koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar!
Berisha: Do e shihni, u them unë ju.
Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg.
Dhe pastaj edhe të tjerët.
A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo?
Koha e diktatorëve ka ikur.
Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit.
Mendoni se do durojnë Edi Ramën?
Jo, koha e tij ka marrë fund.
Koha juaj ka marrë fund.
Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët.
Histeri, histeri politike duartrokitja juaj.
Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje.
Prisni, prisni!
Gazeta RD