FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD DHE DEPUTETIT, FLAMUR NOKA, NË KUVEND
Të dashur kolegë, të nderuar zonja e zotërinj që na ndiqni nëpërmjet ekranit, këtu po diskutohet një projektligj për arsimin parauniversitar. Në fakt, unë nuk do të përqendrohem shumë aty, pasi arsimin këta e kanë shkatërruar. Ajo që tha znj. Topalli, nga 650 mijë nxënës, sot janë 250 mijë. Që këtu kuptohet se çfarë sjellje kanë pasur me arsimin. Më keq se barbarët, më keq se çdo pushtues që ka kaluar në këtë vend.
Por ka një gjë tjetër sot, me të cilën duhet të merremi ne. 4 muaj kacavjerrje proceduriale, 4 muaj bllokim i ligjit dhe i kërkesave të drejtësisë. 4 muaj, ditë pas dite, shkelmim i shtetit ligjor dhe i shtetit të së drejtës. 4 muaj, pengmarrje e shtetit dhe çdo qelize të tij nga një njeri i vetëm, Ajetollah Surreli. 4 muaj.
Dhe, çfarë ka ndodhur? Sot na vijnë dhe bëjnë sikur kanë gjetur zgjidhje, kanë sjellë një qeveri të re për ta formatuar, por nuk kanë harruar dhe do ta përsëris. Deri dje, këta këtu, duke përfshirë dhe organizatën kriminale që është këtu prapa, flisnin nga mëngjesi në darkë për fundin e pandëshkueshmërisë. E mbani mend, apo jo?
Fundi i mori me radhë, për të treguar që do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë, ia futi me radhë. E nisi me Lefterin, që ishte lojtar i huazuar nga një ekip tjetër, e vazhdoi tek Lali Vjedhësi.
Të gjithëve me radhë ua futi, sepse donte të tregonte që t’i japim fund pandëshkueshmërisë.
Por kur erdhi tek vetja. Tani, tha stop. Tani, ju do të bëheni kamikazët e mi për të më mbrojtur mua nga ndëshkueshmëria. Se nuk është Belinda, jo. Është vetja e vet. Është kreu i narkosit, që e ndjen lagështirën. Se për Belindën, ai e lëshonte përditë. Po është vetë brenda. Dhe përpiqet sot me këtë riformatim kozmetik për të rregulluar imazhin e një pushteti të degraduar totalisht dhe të rrënuar plotësisht.
Problemi i Shqipërisë, të dashur qytetarë të këtij vendi, nuk është çështja e një zëvendësimi të një ministri apo të një zëvendëskryeministri, apo të 7 ministrave. Jo.
Ata janë figurantë në lojërat politike të narkosit.
Por tani, çështja është tek ai. Sepse e patë ju? Për sa kohë figurantët shkonin te vendi, dilte dhe fliste për drejtësinë e re. Tani që po i shtrëngohet laku te ajo e paprekshmja e tij, por në fakt është vetja e vet. Tani turret nga frika e prangave, turret siç e ka zakon, futet nëpër fustanin e grave, tani edhe te fustani i Belindës.
Siç është futur gjithmonë nëpër fustane grash për t’u mbrojtur.
Tani, mund t’ju them një gjë. A e ndjeni se e keni çuar këtë vend në skaj? A e ndjeni se jeni duke u përdorur thjesht si kamikazë për të mbrojtur, jo ligjin, as kushtetutën, por lëkurën e kreut tuaj? A e ndjeni se kjo që po bëni prej 4 muajsh ka ngjallur një revoltë të fortë tek qytetarët? A e ndjeni se kësaj radhe nuk ia hedh dot ai, dhe sigurisht as ju? A e ndjeni se kjo revoltë po zien dhe do t’ju marrë përpara?
Opozita ka detyrë t’i prijë revoltës qytetare, megjithëse ju, me drona e vari-Karlos përpiqeni t’i numëroni 2 orë para se të fillojë protesta. Por tani jo. Tani ju siguroj që nuk do t’ia dilni.
Sepse është zemërimi i qytetarëve për aferat e rrugëve, për tenderat e AKSHI-t, për koncesionet që kanë kushtuar miliarda euro, për inceneratorët, për të gjitha. Është zemërimi.
Dhe çfarë bën Rama tani që e ndien këtë zemërim?
Nga një timonier i madh, nga një lider global, u zvogëlua, u rrudh dhe u shndërrua në një drejtues naiv, i paaftë për të kuptuar se i hanë dardha, i hanë kumbulla. I paaftë, nuk e kupton ky lideri global. Dhe përpiqet të lajë fytyrën e zbardhur nga kokaina dhe të nxirë në anën tjetër nga korrupsioni, me disa burokratë që i quan qeveri. Jo. Këta nuk kanë legjitimitet, dhe ju e dini më mirë se kushdo që nuk ka legjitimitet kjo bandë plaçkitësish, sikurse nuk keni as ju legjitimitet më, se jeni shndërruar në kartona që votoni vetëm të zezën e këtij vendi.
Nuk janë zgjedhje e qytetarëve, nuk jeni as ju, nuk janë as këta më. Jo. Përpjekjet për t’i mbijetuar fundit politik dhe hetimeve që po i afrohen kreut të narkosit janë dhe do të jenë të dështuara. Hakmarrjet brenda jush janë çështje e çorbës suaj. E hëngri Elisa. E hëngre ti, ike ti. E mbaje mend se sa me zell këtu e sulmoje opozitën, me shumë zell.
Të pata thënë unë, Elisë: do ta hash, me radhë, siç e kanë ngrënë pararendësit tuaj. Ja ku re viktimë. Ike, Elisë! Sepse ai nuk fal asnjë. Ai është gati t’ua hajë të gjithëve. Për kë? Vetëm për lëkurën e tij. Dhe prandaj sot nuk na paraqet asnjë ministër. 7 oborrtarë të tij.
Po prap do të themi: ore kjo qeveri, a është ajo qeveria e kanabizimit? A është ajo qeveria e laboratorëve të kokainës? A është qeveria e karteleve të drogës? A është qeveria e Gysit, e Belindës dhe e Mirlindës? A është qeveria e rrugëve të florinjta që po ju shemben? Se ju ndodh edhe kjo ju: rrugët tuaja me 10-fishin e çmimit të europianëve janë shembur të gjitha. Ore, si shpjegohet që të gjitha rrugët që keni ndërtuar ju shemben? Ne ishim para jush. Po nuk shemben rrugët që ka ndërtuar qeveria e Sali Berishës. Rrugët tuaja shemben. Pse? Sepse është korrupsioni, është krimi juaj.
Tani, mos vallë ka ndryshuar gjë sot që mundoheni të votoni 7 figurantët? Jo.
Ju sot keni ngritur në karrige, në karrierë, 7 anëtarë të rrezikshëm të sektit tuaj kriminal dhe nuk keni bërë asgjë tjetër. Dhe sot, përsëri pas kësaj çdo shqiptar është i bindur që ky narkoregjim është lejuar i tillë që në 2013 dhe Shqipëria do të shpëtojë vetëm kur të largohet ky narkoregjim.
Tatëpjeta ka nisur, nuk e ndalni ju dot tatëpjetën. Edhe ky kuvend, absolutisht. Ky kuvend çfarë tregon? Që jo vetëm tatëpjeta e pushtetit, por ky kuvend, për fat të keq, është në tatëpjetë edhe shteti. Sepse parlamenti është katandisur në një noter të akteve korruptive kriminale që kreu i narkosit ju sjell këtu ju. Ligjvënësi është bërë liliput i ekzekutivit, dhe nuk ndodh kund në botë, përveçse në narkoregjime. Të gjitha pushtetet janë në shërbim të Ajetollah Surrelit. Nuk merr frymë asgjë tjetër në këtë tokë jashtë Ajetollahut dhe vullnetit të tij.
Jeni në ilegjitimitet të plotë, ilegjitimitet total. Ju e lidhni fatin tuaj me lëkurën e kreut të narkosit.
E kujtoni kur filluat fushatën, fliste për integrimin kreu i narkos. Ku e keni integrimin? Sot e harroi integrimin. Dua bashkim ekonomik tha, integrim nuk dua. Ju premtoi, i mashtroi shqiptarët, i bleu. Çfarë nuk bëri. I është mekur edhe goja, sepse Rama sot është në hall dhe ju ia zgjidhni dot hallin, pavarësisht kartonëve. Fasada juaj nuk mund të ndalohet dhe as nuk mund të ndalojë asgjë nga rrokullima që keni nisur.
Por po ua them një gjë. Nuk keni të ardhme, as ju, as ky vend me Edi Ramën. Ai do të ikë. Në këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë standarde europiane, sepse nuk mund të rrijë kurrë standardi europian me standardin e drogës, me standardin e hajdutërisë suaj.
Gazeta RD