Berisha: PS do e përdorë Ballukun si mburojë për të mbuluar vjedhjet e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Foltoren e radhës në sheshin para kryeministrisë tha se, PS do e përdorë Ballukun si mburojë për të mbrojtur krimet e Ramës.

Berisha tha se, sot deputetët e Partisë së Krimit, me në krye kreun e organizatës kriminale Edi Rama njoftuan atë që e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës.

“Zhvillimet e këtyre muajve nxorën në pah, para të gjithë shqiptarëve dhe botës shëmtinë më të madhe të këtij regjimi që secili prej jush e kanë denoncuar me dhjetëra qindra dhe mijëra herë. Sot deputetët e Partisë së Krimit, me në krye kreun e organizatës kriminale Edi Rama njoftuan atë që e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës.

Akti më i rëndë më sfidant më fyer për çdo qytetar shqiptar. Kam një thirrje të veçantë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guacka e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash që ai të jetë pavarësisht nga profesioni të ketë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, publikut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Më 12 mars në ora 10, e gjithë Shqipëria tek parlamenti! T’i japim përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të në datën 12 …