Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren tek kryeministrit, u ka bërë thirrje dhe të rinjve që të dalin në shesh në datën 12 mars.
‘Berisha iu drejtua të rinjve se, vendi juaj sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj.
Berisha: Ata që kanë përjetuar diktaturën staliniste, e kanë shumë të qartë se cila ishte përgjegjësia për konformizmin ndaj saj.
Por do t’u them një gjë, konformizmi ndaj këtij regjimi është dy herë më i pafalshëm se sa ai tjetri.
Sepse me atë tjetrin duhet të mateshe me burgun, me skuadrat e pushkatimit, me kampet e përqendrimit, kurse sot vërtet matesh me privacione, por rrugën e fitores e ke të sigurt.
Kam një thirrje të veçantë për të rinjtë shqiptarë.
Vendi juaj, të dashur studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnaziste, të rinj dhe të reja kudo që ndodheni, sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj.
Ai kërkon guximin dhe energjinë tuaj para së gjithash për ju të dashur të rinj.
Para së gjithash për të ardhmen tuaj.
Para së gjithash që ju të jeni banorët e këtij vendi, që ju të ndërtoni këtu ëndrrën tuaj, që Shqipëria të jetë Shqipëria e ëndrrave tuaja dhe jo të merrni rrugët e botës me ëndrrën tuaj pas krahu për t’u degdisur.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria u fton ju, pse ka nevojë për guximin dhe energjinë tuaj.
Ndaj dhe harroni të gjitha pasojat që mund të kenë prindërit nga puna apo papuna, ngrihuni fuqishëm sepse çdo ditë e më shumë privacionet do shtohen.
Dilni në shesh.
Të dalim në ballë.
Mos harroni të dashur të rinj dhe të reja, sot vendi juaj për herë të parë në histori, kreu i qeverisë së këtij vendi del në tregun e basteve, a do bjerë apo nuk do bjerë në vitin 2026 kreu i organizatës kriminale Edi Rama.
Nuk ka ndodhur kurrë me ndonjë qeveri.
Duhet ta fshini një minutë e më parë.
Javët nuk duhet t’ia zgjasim këtij horri, këtij krimineli, këtij hajduti që nuk ka asgjë të përbashkët me zyrtarin, nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarin, nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun me dinjitet, por është një kriminel.
Gazeta RD