Berisha: Leva e Arkimedit për largimin e Ramës jemi ne! Nesër shënojmë një etapë të re në betejën tonë ndaj narkoregjimit

Berisha: Sytë e miqve tanë, e miqve të Shqipërisë, janë të drejtuar tek opozita shqiptare, sepse natyrisht ata kanë qëndruar dhe qëndrojnë për shtetin ligjor në Shqipëri. Ne jemi shumë mirënjohës.
Ata janë gjetur para të dhënave, fakteve, dokumenteve që asnjë prej tyre nuk i imagjinonte në rastin e dosjes së Ergys Agasit. Asnjë nuk i imagjinote dhe kanë përcaktuar qëndrimet e tyre.
Qeveria e SHBA në mënyrë të përsëritur ka folur për kartelet e drogës dhe lidhjet në nivelet më të larta të pushtetit. Por problemi është se, leva e Arkimedit për largimin e Edi Ramës jemi vetëm ne, janë qytetarët shqiptarë është opozita shqiptare.
Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare, në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre.
Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do ti dalin zot ëndërrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në rrëzimin përfundimtar të këtij regjimi antishqiptar, armiqësor të shqiptarëve.
Ndaj dhe duke denoncuar me forcën më të madhe këtë zhvillim tmerrësisht negativa dhe me pasoja për vendin, le ti zotohemi Edi Ramës se, ai nuk do të gëzojë kurrë këtë që mendon, dhe se në rast se mendon ti shpëtojë një prokurori, nuk do ti shpëtojë kurrë lëkurën e tij nga populli shqiptar, nga qytetarët shqiptarë.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Leva e Arkimedit për largimin e Ramës jemi ne! Nesër shënojmë një etapë të re në betejën tonë ndaj narkoregjimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, opozita dhe qytetarët shqiptarë janë forca kryesore që …