Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të mazhorancës për të mos i hequr imunitetin deputetes socialiste Belinda Balluku, teksa SPAK i ishte drejtuar Kuvendit me Kërkesë.
Berisha iu bashkua protestës së qytetarëve para Kuvendit, ndërsa tha se, Rama firmosi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit!

Berisha: Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra dhe gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë.
Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të interesave të çdo qytetari shqiptar nga një organizatë kriminale, e cila përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e veta.
Të dashur miq, sot Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike.
Shënoi fundin e tij politik.
Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit.
Sot, ai nuk votoi për Lubi Ballukun, votoi për veten e tij, votoi për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer.
Miq, në historinë kombëtare nuk ka pasur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri.
Por theksoj sërish se është puna juaj, është qëndresa juaj, është protesta juaj, kryengritja juaj që bëri që sot ai të dalë para mbarë shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare.
Si qeveritari më i poshtëruar në Europë.
Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje, që të votojë për mbrojtjen e vjedhjeve të tij siç bëri Edi Rama.
Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë që të ketë firmosur në dhjetëra dhe qindra herë vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë dhe fondeve të tyre.
Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë, që për të mbrojtur krimet e tij, të mbyllë dyert e procesit të integrimit për qytetarët shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Balluku-Vjen kushti nga Gjermania për Ramën/ Garanto ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë…

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin …