Teksa kryetari i Partisë Socialistë, Edi Rama zgjodhi jo vetëm ta shkarkonte nga posti ministror, por edhe ta hiqte nga Komisioni i Jashtëm, Elisa Spiropali zgjodhi këtë të enjte ta bojkotojë grupin parlamentar socialist.
Një veprim i tillë vjen si një ‘notë proteste’ e socialistes Spiropali ndaj vetë shefit dhe kreut të PS, Edi Rama, pasi ky i fundit zgjodhi të kënaqte ‘orekset’ e Belinda Ballukut, duke mos i dhënë asnjë post Elisa Spiropalit jo vetëm në qeveri por as në komisionet parlamentare që socialistët i drejtojnë.
Në mbledhjen e grupit të PS këtë të enjte, që i paraprin seancës parlamentare ku do të diskutohet që në nisje, imuniteti i Belinda Ballukut, Elisa Spiropali e ka bojkotuar mbledhjen së bashku me kolegun tjetër socialist, Fatmir Xhafaj.
Gazeta RD