Policia terror ndaj qytetarëve, blindohet Kuvendi! Rama dhe deputetët e PS futen fshehurazi në Parlament

PS ka paralajmëruar se do të rrëzojë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Balluku.

Ndërkohë, policia ka nisur terrorin ndaj qytetarëve që janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar. Në Parlament, kanë mbërritur deputetët e PS, të cilët kanë përdorur një hyrje tjetër për në godinën e Kuvendit, hyrjen nga Akademia e Shkencave, ndërkohë që deputetët e PD nuk kanë mbërritur ende.

Në njoftim për këtë protestë, janë vendosur në gatishmëri 1500 efektivë. Gjithashtu para godinës është vendosur edhe gardh metalik.

Edhe në institucione të tjera janë vendosur kordonë të policisë dhe gardh metalik. Brenda Kuvendit janë stacionuar edhe forca të tjera. Gjithashtu para godinës së Kuvendit është vendosur edhe një podium ku pritet të mbahet fjala e protestuesve.

Në protestat e fundit, policia ka qenë tejet e dhunshme me protestuesit, duke përdorur me shumicë gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë turmën paqësore.

Madje uniformat blu nuk kanë kursyer as edhe besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë, apo dhe të mitur të cilët i kanë dhunuar dhe mbajtur në komisariat pa qenë fare pjesë e protestës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik!

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta …