“Do ju sakatoj”/ Si i kërcënoi Rama deputetët socialistë që të mbronin Ballukun

Kërcënimet e Edi Ramës për socialistët kanë vahduar edhe në seancën plenare ku deputetët e tij u bënë bllok për të mbrojtur Belinda Ballukun. Por në seancë munguan Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali, Blendi Gonxhe dhe vetë Belinda Balluku.

Pamjet e kamerave tregojnë Edi Ramën shumë të irrituar gjatë gjithë kohës në seancë. Për një moment ai ngrihet krejt papritur nga vendi dhe del jashtë sallës.

Burimet thonë se, aty ai ka vazhduar kërcënimet për socialistët e tij. Socialistët e mbrojtën Ballukun edhe me votat e Tom Doshit.

Ndërkohë më herët, Edi Rama ishte çakorduar krejtësisht gjatë mbledhjes së kryesisë.

Ai kishte kërcënuar anëtarët e PS, duke u thënë se ‘ju nuk jeni askush dhe këtu ju jeni, jeni prej meje’.

Elisa Spiropalit ai i ishte drejtuar duke i thënë se ai e ka bërë ministre.

“Mbylle gojën se ty unë të kam bërë ministre! Se kë vë dhe heq, e di vetëm unë dhe s’i jap kërkujt llogari”, ka thënë Rama.

“Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh, po të iki unë, PS shkon për lesh”, kanë qenë frazat që kanë dëgjuar të shokuar anëtarët e kryesisë.

Por ajo, që lidhej drejtpërdrejt me votimin që do të mbahej në Kuvend, ishte fjalia vrasëse: “Kush më del kundër, do e sakatoj”.

About Redaksia

Check Also

EUalive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 milion euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

Nga Georgi Gotev, EU ALIVE Në një veprim që ka shtuar shqetësimet për përkushtimin e Shqipërisë ndaj …