Berisha: Pas votimit në parlament, tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë u shpreh se, pas votimit në parlament për imunitetin e Belinda Ballukut, tashmë kryegjykatës dhe kryeprokurorit do të jetë Edi Rama.

Ai tha se, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Lubi Balluku.

Berisha: Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, kjo mbledhje thirret në një moment jashtëzakonisht të veçantë për vendin.

Në një moment në të cilin Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Lubi Balluku.

Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive.

Është dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ka pranon të hetohet, të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze.

Sot në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, fatmirësisht nuk ka njeri që nuk e di më se Lubia është thjesht sekretarja, noterja e Edi Ramës dhe se çdo gjë, apo se në thelb të gjithçkaje qëndron vetë veprimtaria e tij kriminale.

Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.

Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare.

Pra, në vend që Lubi Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, se në fakt nuk është ajo që ka ngrënë dardha pas shpinës së Ramës, por është Rama që ka ngrënë dardha, pra me votimin në parlament, mesazhi është shumë i qartë se ju nuk do mund të ushtroni kërkesa të ligjshme ndaj asnjë personi të lidhur me Edi Ramën, pa aprovimin paraprak nga Edi Rama.

Që ju për të funksionuar, detyrimisht do të merrni aprovimin, përndryshe u presin 83 mandatet e krimit, të gatshëm për të rrëzuar çdo kërkesë të tyre.

About Redaksia

Check Also

Gjermana “shuplakë” Ramës! Bllokohet integrimi i Shqipërisë në BE

Ngecin negociatat me Bashkimin Europian! Tashmë është zyrtare, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është …