Bardhi: Korrupsioni dhe zgjedhjet bllokojnë integrimin! Gjermania aleate e çmuar!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i shoqëruar nga deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Balliu, janë pritur në Bundestagun gjerman nga Znj. Patricia Lips – Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU.

Bardhi ka vlerësuar agazhimin e fuqishëm të Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke e quajtur një aleat të çmuar.

Postimi

Gjatë vizitës në Berlin ishte kënaqësi takimi me Znj. Patricia Lips – Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane.

Një diskutim i hapur mbi standardet që duhet të përmbush Shqipëria në procesin e integrimit, ku lufta ndaj korrupsionit dhe zgjedhet e ndershme qëndrojnë në themel të këtij procesi. Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore që pengon avancimin real të vendit drejt Bashkimit Europian. Një kulturë politike që shndërrohet në mburojë për korrupsionin jo vetëm dëmton besimin e qytetarëve, por edhe bllokon progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç, ku është e domosdoshme të kalohet nga retorika te veprimi konkret. Vlerat europiane nuk mund të mbeten thjesht deklarata në letër, por duhet të përkthehen në standarde të zbatueshme në praktikë, përmes reformave reale dhe rezultateve të matshme.

Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në Bashkim Europian bazuar në meritë dhe në standarde që ndihmojnë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria nuk ka aleat më të çmuar në rrugën e saj sesa Gjermania. Faleminderit për vërtetësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

About Redaksia

Check Also

Si po shantazhohet drejtësia/ Anëtarë të Gjykatës së Posaçme dhe SHIK në videotekën e Ergys Agasit

Deklarata e Monika Kryemadhit Avokat Cakani është shumë i indinjuar, sepse kishte pritshmëri shumë të …