Çmimi i karburanteve/ Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka komentuar rritjen e çmimit të karburanteve në vend, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët.
Në një bashkëbisedim me ta në rrjetet sociale, ai prezantoi propozimet e opozitës për uljen e çmimit të naftës, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme përmes ndryshimeve fiskale.

Natasha Taho: Nafta ka shkuar 220 lek litri. Keni propozuar ndonjë draft për uljen e saj.

Sali Berisha: Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës.
Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ne do të kërkojmë dhe të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet, kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende përsëri çmimi të jetë 70% më i ulët në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ylli i Edi Ramës është shuar përgjithmonë në Perëndim, pritet me padurim largimi i tij!

Megi Zogaj: Cilat ishin mesazhet kryesore që i përcollët PPE-së për situatën në Shqipëri dhe …