Nga Ylli DYLGJERI
Këto janë dy foto që tregojnë djegiet e makinave nga protestuesit në dy Protesta në bulevard, në 11 Janar nga opozita e djeshme dhe në 23 Mars nga opozita e sotme.
Deputeti socialist Taulant Balla duke komentuar djegiet e makinës së Policisë në 23 Mars kërkon që kjo makinë të ç’dëmtohet nga lekët e deputetëve të PD, pjesëmarrës në demostratë. Dakort.
Pyetja që shtrohet pas kësaj për Taulantin është: Po makinat e gjithshka që u dogj e ndodhi në 11 Janar nga Ju dhe Partia Socialiste kush do i paguaj e ç’dëmtojë?
Po Edvin Ramën që sot na flet me botën anglisht e mban mënd që drejtonte në 11 Janar në bulevard ca me gojë e ca me gisht?
Apo i harruat se ç’bëtë atë ditë?
Ju i kujtoni vetëm me karafila më 11 Janar dhe kaq. Kjo është propaganda kallpe që mësove këto vite. Se kapesh në komunikim me bandat e mohon, se kapesh me trafiqe në Toyota e mohon, se kapesh me tregëti orësh që i ke bërë që në kohë të Nanos i mohon, se djeg makina prapë i harron! Se të del deklarata e pasurisë sot mbi 4 milion euro… e pranon.
Pse s’i bëra edhe Unë 4 milion?
Të dy Nanon kishim Shef?
Të dy në zyrat e Kryeministrisë punuam? Ndryshimi ishte se Ti erdhe nga Librazhdi Unë nga Qendra e Tiranës!!!
Në fund do të drejtosh dhe zgjedhjet në PS-në e Tiranës.
Gjyle te këmbët më ke… Nuk të harroj.
Gazeta RD