Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, në lidhje me dënimin dhe dëbimin e saj në Greqi, si dhe mosdeklarimin e këtyre të dhënave në formularët zyrtarë.
I ftuar në Syri TV, Gjokutaj e cilësoi vendimin e SPAK si absurditet juridik ndërsa shtoi se sipas tij, ka prapavijë politike.
Sipas Gjokutajt, vendimi i SPAK nuk është thjesht një akt procedural, por një “vend ngjarje”, duke e interpretuar si një shpërblim ndaj gjyqtares për parregullsitë e kryera gjatë ushtrimit të detyrës. Ai theksoi se çështja pritet të kalojë për shqyrtim në GJKKO, duke ngritur pikëpyetje mbi konfliktin e mundshëm të interesit, pasi një gjyqtare e kësaj gjykate do të gjykohej nga kolegë të së njëjtës strukturë.
Gjokutaj u ndal edhe te aspekti ligjor, duke përmendur nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 135 të Kushtetutës, që përcaktojnë kompetencat për hetimin dhe gjykimin e zyrtarëve të lartë. Sipas tij, rasti në fjalë nuk hyn në juridiksionin e GJKKO-së.
“Kjo ngjarje e djeshme, se në fakt kjo nuk ësht ky s’është vendim prokurorie, ky është vërtet vend ngjarje. Ky është shpërblimi që i ka dhënë Irena Gjokës për gjithë ato parregullsitë që ka bërë në këtë pozicion që është dhe që me gjasë do të vazhdojë të jetë. Në fakt ky është një vendim i SPAK-ut i cili do të kalojë në GJKKO. Dhe ky është problemi i parë që kemi sepse, në parimin e përgjithshëm, neni 75 i Kodit të Procedurës Penale e thotë qartë që kompetenca për procedimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkohë që ësht është e kundërligjshme që një gjyqtar i GJKKO-së të gjykohet nga e njëjta gjykat nga një kolege e saj. Dhe kjo lidhet neni i Kodit të Procedurës Penale lidhet edhe me nenin 135 të Kushtetutës, i cili në pikën dy tregon rrethin e çështjeve që heton edhe gjykon, Gjykata e Posaçme dhe SPAK-u. Pra, korrupsioni i lartë i zyrtarëve dhe ky procedim penal, i ashtuquajturi procedim, ta shpjegoj arsyet. Ky procedim penal nuk hyn në rrethin e atyre çështjeve, që gjykon GJKKO-ja. Në fakt këtu ka dhe një defekt të ligjit sepse, një nga zgjidhjet do të ishte delegimi. Delegimi i gjyqtarëve të juridiksionit të përgjithshëm për llogari, të GJKKO-s apo, po edhe kjo do të quhej pjesë e GJKKO-së. Në fakt, në kuptimin formal, procedural të fjalës.
Por nuk është ky problemi kryesor, problemi kryesor është që po t’i hysh, vendimit të t të SPAK-ut, i cili pritet të shortohet, shorti i ka rënë një gjyqtare Emanuela Osmani. Dhe po t’i hysh thelbit të këtij vendimi, në fakt që në krye të herës, në studion tënde e kemi thënë q unë e kam thënë herët që jo më kot kjo është regjistruar pa emër, si çështje. Dhe Irena Gjoka nuk është marrë asnjëherë në cilësi, si person nën hetim. Dhe këtu po të shikosh, ka, ka një vendim por ka dy qëndrime. Njëherë thuhet, provohet ekzistenca e faktit penal, pra, dëbimi, edhe vendimi i gjykatës sepse nuk ja, i ka mbetur SPAK-ut ta provoj po e ka provuar Prokurori i Përgjithshëm me shkresën që i ka dërguar KLGJ-së.
Pra, ekziston fakti penal, por në fund thotë prokurori, nuk provohet që ta ketë kryer thot këtë fakt penal ta ketë konsumuar Irena Gjoka. Se kush tjetër unë nuk di të them, përveç Irena Gjokës, sepse këtu nuk flitet për dyshim të subjektit të veprës. Dhe ajo që është jo profesionale dhe që tregon profilin politik të këtij prokurori, po siç duket edhe të SPAK-ut i cili, ndonëse ka përdorur këmbën e majt deri tash ka filluar të luajë me të dyja këmbët. Historia paraqitet, po të shikosh vendimin, ky është një vendim, thashë me një profil politik, pasi, pasi, si pasojë e këtij vendimi, duke thënë që nuk provohet kjo, kjo vepër penale të kryer Irena Gjoka. Ky vendim me shumë gjasë mund të përdoret nga ILD-ja.
Provohet fakti penal, se nuk ka mbetur ta provojë ky Maksuti. E ka provuar tjetërkush atë. Dhe prokurori tashti ngatërron, ngatërron me dashje, njohjen e vendimit grek, se ky gjykon tashti procedurën e Greqisë me deklarimin e Irena Gjokës në Shqipëri. Po. Deklarimi në formular nuk lidhet domosdoshmërisht me ekzistencën apo jo të qenies së vendimit në fuqi, apo është parashkruar, apo e të tjera e të tjera. Ajo ka një kuptim tjetër. Ti duhet të deklarosh çfarë ka ndodhur me ty, që ti kandidon dhe ke qenë i dënuar. Nuk mbytesh këtu, të marrësh dëshminë e penalitetit të bardh por, sigurisht, për gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm ka një hetim të thelluar, në të cilin po të shikosh pyetësorin, flitet deri dhe për një shoqërim të thjeshtë në një stacion policie. Pra, këto kritere janë vendosur për të bërë një filtër shumë të imët, i cili nuk lidhet me quhet apo s’quhet vendimi sot i Irena Gjokës.
Kjo është e turpshme, dhe vetëm prokurorë shërbëtorë të Ramës mund t’i bëjn mund të bëjnë interpretime të tilla. Kjo nuk ësht sepse ky prokuror të paktën duhet të kishte, duhet të kishte përmendur në këtë vendim që po, kjo vepër penale është kryer nga gjyqtari Irena Gjoka, por ne nuk mund ta ndjekim për arsye se afatet tashmë nuk mund ta ndjekim çështjen penale, për shkak të skadimit të afatit të hetimit. kallëzimi është bërë nga Adriana Kalaja nuk është konsumuar afati për të cilin flet ky, po kjo është çështje teknike.
Pra, t’i vinte emri çështjes dhe le ta pushonte. Ekzistenca e faktit që ajo është dënuar në Greqi, pavarësisht qenies së vendimit të ekzekutueshëm apo jo, parashkruar apo jo, por vendim përfundimtar sigurisht, atë e përjashton nga qenia si, si, si magjistrate. Kjo është shumë shqetësuese sepse unë thash ky vendim do të përdoret, do të përdoret nga një maksut tjetër në ILD, e kupton? Për t’i dhënë një drejtim që të thotë përderisa s’provohet që është kryer nga Irena Gjoka thot kjo vepër, se kjo është çudia më e madhe. Shiko, këta, këta o janë të marr ose janë të kapur deri në asfiksi. Sepse të thuash që nuk provohet ta ketë kryer Irena Gjoka, po mirë po kush, kush e ka kryer këtë? Kush ka vajtur në doganë në Greqi për të hyrë në Greqi? Dhe tjetra, ai pranon dëbimin. Pranon dëbimin në vendim dhe thotë është ankuar thot nga gjyqtarja. Dhe dëbimi pas sjell çështje penale patjetër sepse ai ishte një falsifikim. Është e bashkëlidhur çështja, pavarësisht për shkak të objekteve, janë procedime të ndara, po ajo pas sjell. Kështu që ajo ka qenë jo në dijeni, po më në dijeni se gjithë të tjerët”, është shprehur Gjokutaj.
Gazeta RD