Vokshi: Opozita u pengua të takojë ndërkombëtarët!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë seancës plenare, duke thënë se opozita është penguar të takojë përfaqësuesit ndërkombëtarë të Këshillit të Europës që ndodheshin në Tiranë.

“Ajo që ka ndodhur sot është një situatë skandaloze në raportin mes Kuvendit shqiptar me ndërkombëtarët. Sot kanë qenë në Tiranë përfaqësues të Këshillit të Europës dhe opozita është penguar që të takojë reporterët e KiE. Anëtarët e opozitës në këtë delegacion nuk janë njoftuar që të takohen me anëtarët e delegacionit ndërkombëtar”, tha Vokshi.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke i cilësuar të pavërteta.

About Redaksia

Check Also

Ku po e fsheh Rama, Koordinatorin e ri të krimit në kërkim nga drejtësia/ Loja me Greqinë

Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Vizion Plus ka dhënë detaje …