Shtatë deputetë të PD kanë kërkuar interpelancë urgjente në Kuvend me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, lidhur me funksionimin e kompanisë shtetërore KAYO sh.a.
Kërkesa e kërkuar nga deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Elda Hoti, Klevis Balliu, Ledina Aliolli dhe Gazment Bardhi, ngre shqetësime për transparencën, mënyrën e krijimit dhe marrëdhëniet e kësaj shoqërie me partnerë privatë në industrinë ushtarake.
Sipas deputetëve, vendimet e qeverisë gjatë vitit 2025 kanë lejuar që “KAYO” të hyjë në bashkëpunime ku shpesh mban pjesë minoritare, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin shtetëror dhe mbrojtjen e interesit publik.
Në fokus janë edhe disa kompani të përbashkëta, përfshirë TIMAK Defence, si dhe përfshirja e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, për të cilin kërkohen verifikime mbi rolin dhe lidhjet e tij.
Po ashtu, opozita kërkon sqarime për marrëdhëniet me kompaninë izraelite Elbit Systems dhe për një marrëveshje të mundshme që përfshin furnizime ushtarake dhe investime, për të cilat mungon transparenca mbi vlerën dhe financimin.
Në total, janë ngritur 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit, përzgjedhjen e partnerëve, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe rreziqet për sigurinë kombëtare.
Deputetët theksojnë se, për shkak të ndjeshmërisë së sektorit të mbrojtjes dhe implikimeve financiare e të sigurisë, është i domosdoshëm një sqarim i plotë publik nga Ministria e Mbrojtjes në Kuvend.
Më poshtë kërkesa e plotë:






Gazeta RD