Kur bëhesh qesharak i një uzurpatori pushtetesh dhe zhvatësi serial…

Nga Iva V.GRILLO

Dëgjova sot Ministrin e Jashtëm tek thurte ditiramb për “mençurinë e largpamësinë”, shefit të tij…

Një Ministër i Jashtëm, i cili jo vetëm që ka plot punë për të bërë, por ka edhe “komoditetin” që i jep ky post për të mos t’u marrë me çikërrima, vendos pikërisht të bëjë të kundërtën: me një ngazëllim prej pionieri, ku fjala mezi i lë radhë fjalës, i thur lavde eprorit të vet… publikisht.

Është e trishtueshme të shohësh sjelljen publike të ekipit që mbledh kryeqeveritari rreth vetes: pavarësisht karrierave, kredencialeve profesionale apo imazhit të vetes që projektojnë në publik, vazhdojnë të mbeten nëpunës provincialë të një shteti dallkauk: shumica çalojnë gjithnjë tek respekti që kanë për veten dhe postin që mbajnë… gjithnjë në garë për të “lustruar” egon e shefit të tyre, gjithnjë në nxitim për të këputur ca kopaçe.

Në fakt, nga 2020 e më tej, kur kapja e shtetit u bë mëse e qartë dhe kasta “rilindase” tregoi botërisht fytyrën e vet, duhet të kesh ose një hall të madh, ose një fytyrë shollë që t’i bashkohesh ekipit të ngushtë të një uzurpatori pushtetesh dhe zhvatësi serial…

Secili brenda vetes e di vetë se cila është arsyeja…

Sigurisht jeta e karrierat do vazhdojnë e askujt nuk i kërkohet të bëhet hero me zor…, por mirë do ishte që gjithkush t’ia kursente vetes të bërit qesharak.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, redaksi dhe teksti që thotë "40 vnay や n"

About Redaksia

Check Also

Është ekonomia o budalla!

Nga Bujar Leskaj Shprehja “It’s the economy, stupid (Është ekonomia, o budalla!)” e këshilltarit Xhejms …