Berisha: Mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne! PD duhet të njohë çdo anëtar dhe çdo territor!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar nevojën për një riorganizim të thellë të strukturave të partisë në të gjithë vendin, duke vënë theksin te forcimi i bazës dhe zgjerimi i anëtarësisë.

Në takimin me kolegjin e kryetarëve dhe koordinatorët e qarqeve, Berisha u shpreh se ka mijëra qytetarë të gatshëm për t’iu bashkuar PD-së, ndërsa kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit lokalë për të njohur çdo anëtar dhe për të shtrirë aktivitetin në çdo territor.

Berisha: Në këtë kuadër, ne jemi në fazë zgjedhjesh në parti dhe unë shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë anëtarët e partisë që kanë marrë pjesë në këtë proces në rrethe dhe degë, si dhe të zgjedhurit, kanë zgjedhur me votën e tyre, demokratët që u kanë besuar më shumë.

Ky proces vazhdon në përputhje me statutin, bazuar në votën e anëtarëve, dhe në tërësi ka ec,  është një proces civil, dinjitoz. Dua ta vazhdojmë me vendosmëri zgjedhjen e kryesive dhe siç kemi theksuar edhe disa takime të tjera, motoja jonë do të jetë organizim, organizim, organizim. Miq, mos harroni se Partia Demokratike në mënyrën më të pamerituar, me qëllim vendosjen e saj në kontroll të plotë nga ata që kurrë nuk duhet ta kontrollonin, pësoi tronditje të mëdha.

Dhe nuk është se patëm, kemi patur përqëndrimin e duhur në organizimin tonë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa organizimi tani. Unë çdo kryetari i them zonja apo zoti kryetar, veten tënde para së gjithash duhet ta masësh me njohuritë që ke për çdo seksion të Partisë Demokratike në degën tënde. Ne jemi parti e madhe. Ju garantoj se jemi parti e madhe. Por kjo nuk mjafton, kjo garanci. Jo. Jeni ju që duhet të vërtetoni për për vetë për vetë përgjegjësinë tuaj kryesore.

Jeni ju që duhet të dini me përgjegjësi të madhe shtrirjen territoriale të Partisë Demokratike, anëtarësinë e Partisë Demokratike. Nuk mund dhe nuk duhet të ecim më pa një verifikim, një inventarizim të plotë, jemi parti e terrenit, të pranisë sonë në terren me seksionet. Kërkoj që çdo ditë ju të keni një grafik dhe ky grafik të ketë detyrë të parë pikërisht vërtetimin, verifikimin, territorial të shtrirjes territoriale të Partisë Demokratike.

Ama kjo kërkon që ju të vraponi testit, me këmbë, me mjete, me si të mundeni, të kontrolloni, të shkoni në çdo zonë, në çdo territor, kërkon patjetër. Është e një rëndësie shumë të madhe. Dhe lidhur me këtë, drejtimi po kaq i rëndësishëm i punës sonë, anëtarësime, anëtarësime, anëtarësime. Ju garantoj se janë mijëra e mijëra qytetarë të rinj, më në moshë e të tjerë, të gatshëm të anëtarësohen, por nuk i afrojnë. Unë isha në Shkodër. Çfarë më tha kryetari? Kur të doni, kemi një numër të madh të gatshëm për të bërë anëtarësime.

Nga Durrësi, demokrat, më çon mesazh dhe më thotë, këtu në zonën time, kam anëtarësuar, kaq janë anëtarësuar kaq persona. Dhe ne jemi një problem. Problemi jemi ne vetë. Se në qoftë se ne nuk i ftojmë, pse do na luten ata ne? Në qoftë se ne nuk shkojmë, ulemi me ta, nuk bisedojmë, ata do vazhdojnë punën e tyre. Sidomos jemi në opozitë, mos harroni. Ne betejë ofrojmë. Ndaj dhe ne duhet të rrimë mbas tyre.

Duhet të takojmë të rinj, duhet të takojmë gra, duhet të takojmë burra, duhet të takojmë dhe duhet me me insistim të shndërrojmë anëtarësimin në një nga drejtimet themelore të punës sonë. Dhe ju garantoj të nderuar zotërinj kryetarë, se kjo do të jetë edhe një nga parametrat e vlerësimit të punës së degëve kudo, të drejtuesve dhe degëve kudo që janë. Do jetë kjo. Problemi tjetër kardinal që dua të shtroj për të 10-ën herë para jush, por tani unë duhet t’ju them se shtrohet në një mënyrë më ndryshe. Të jemi të hapur.

About Redaksia

Check Also

Pastrimi i parave/ Karteli i kokainës me dhjetra milionë euro nga Rama

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka ndërmarrë një hap goditës duke shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar …