Këlliçi: Si i mashtroi sot Rama shqiptarët

Deputeti i PD, Belind Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se mashtroi qytetarët vlonjatë dhe gjithë shqiptarët gjatë takimit të sotëm në Vlorë, duke pretenduar se opozita po pengon integrimin europian të Shqipërisë.

Sipas tij, shkaku i vërtetë i ngecjes në këtë proces është vetë Rama.

Reagimi i plotë

Edi Rama çoi sot dhe në Vlorë mashtrimin e turpshëm sikur Opozita po pengon integrimin!!!

E vërteta që e dinë vlonjatët dhe gjithë shqiptarët është se ai i përdori votat e farsës elektorale të 11 Majit, jo për reforma, por për të mbrojtur aferat e tij dhe të Belinda Ballukut.

82 kartonat për të shpalliur Ballukun të praprekshme dhe për të kthyer mbrapsht drejtësinë, janë arsyeja pse Shqipëria ka ngecur në procesin e integrimit europian.

Opozita ka kërkuar në Parlament, në shesh e kudo, që kjo të mos ndodhte. Por Edi Rama zgjodhi Belindën, zgjodhi pushtetin e tij personal para Brukselit.

Të tjerat janë pallavra.

Ne do vijojmë betejën për ta hequr pengesën në rrugën tonë europiane, që është Edi Rama.

Takohemi të premten, datë 17 prill, ora 19:00, me energji, pasion e dashuri për Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Fermeri: TVSH-në e marrin grosistët, 10 mijë lekë, as fëmija s’t’i pranon si dhuratë!

Një fermer, gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me liderin e opozitës, Sali Berisha demaskoi …