Fermeri: TVSH-në e marrin grosistët, 10 mijë lekë, as fëmija s’t’i pranon si dhuratë!

Një fermer, gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me liderin e opozitës, Sali Berisha demaskoi propagandën e qeverisë për subvencionimin ndaj tyre.

Teksa renditi disa prej problematikave që i shqetësojnë, fermeri tha se TVSH është mollë e ndaluar për ata, duke akuzuar qeverisë ne ua jep grosistëve.

Fermeri nuk kurseu as ironinë, kur tha se mbështetja që qeveria ka ofruar për ta, nuk vlejnë as për ditëlindjen e fëmijës.

Ai e cilësoi si tallëse vlerën e subvencioneve që u jepen fermerëve nga qeveria, duke thënë se shumat prej 10,000 apo 20,000 lekësh janë aq të papërfillshme sa edhe nipit apo mbesës t’ia japësh për ditëlindje, bën vaki që do t’i refuzojë.

Fjala e fermerit

Mendoj që duke ngritur disa probleme, do të shpreh edhe mendimin e banorëve të asaj zone. Tre janë drejtimet kryesore të prodhimit në atë zonë. Është ulliri, është rrushi, është edhe, do ta quaja endemike atë, atë kulturën tjetër, është fiku i Roshnikut. Për cilësinë e prodhimit edhe sasinë e prodhimit. Është një produkt që prodhohet vetëm në atë zonë, me atë cilësi që ka e të tjera e të tjera. Fermerë të shkëlqyer, punëtorë, dashamirës, mikpritës. Të gjitha anët pozitive i kanë, por… çalojnë disa gjëra. Çalojnë politikat agrare të qeverisë në lidhje me këtë çështje. Zero investime. Zero investime. Për rrugë te toka, për vaditje e të tjera e të tjera. Cilësia e tokës është e shkëlqyer për prodhime. Cilësia e vajit të ullirit, cilësia e rrushit që prodhohet, cilësia e rakisë dhe e verës, e pëlqyeshme dhe e kërkueshme.

E dyta, të them zero investime nuk e them dot. Por ato investime, më falni, subvencione. Por ato lekë subvencione që kemi marrë, edhe nipit edhe mbesës t’ia japësh për ditëlindje, bën vaki që do t’i refuzojë. Do të thotë, nuk i dua. 10.000 lekë, 20.000 lekë subvencion është, dhe i japim fermerit 10.000 lekë të vjetra, 20.000 lekë të vjetra dhe thotë, të kam subvencionuar. Edhe këtë kërkon ta heqi dhe thotë, duhet të kesh detyrimisht 3 hektarë. Ku t’i gjejë 3 hektarë? Sa m’dha ligji 7501? Sepse tokën e të parëve nuk na i dhanë, po 7501-shi, sa na dhanë? Kemi 0.8, 0… 1 hektar, 1 hektar e gjysmë, 2 hektarë. E shumta, një familje e madhe me 2 hektarë. Jo, duhen tre. Ku t’i gjej? Atëherë e di qeveria.

Dhe zero marketing. Vuajmë nga marketingu. Po flas, prodhim endemik, fiku i Roshnikut. S’ka marketing. Pak grosistë të vegjël grumbullojnë, marrin dhe TVSH-në. S’merr fermeri TVSH. Nuk merr fermeri TVSH, jo. Është mollë e ndaluar. Është mollë e ndaluar TVSH-ja për fermerin. E marrin grosistët. Dhe plot probleme të tjera. Po unë këto desha të trajtoja se edhe të tjerë trajtuan probleme, por edhe të tjerë do të ketë që trajtojnë probleme. Unë në këtë pikë them që do të shpreh dhe mendimin e të gjithë banorëve të zonës së Roshnikut. Mikpritëse, punëtore dhe me të gjitha cilësitë dhe virtytet.

About Redaksia

Check Also

Gallata me policinë/ Tërhiqet nga shpallja në kërkim e Lilos

Policia e Tiranë duket se është tërhequr nga vendimi i shpalljes në kërkim të Armand …