Ambasadori i ri amerikan/ Uashingtoni përgënjështron Ramën

Një muaj më parë Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës deklaroi gjatë një debati televiziv se ambasada e shtetit më të fuqishëm në botë nuk ka më asnjë peshë  në Shqipëri dhe se nuk do te ketë në të ardhmen Ambasador në Tiranë.

Diskutimi në studio:

Drejtuesi i emisionit: Ti e kishe seriozisht atë që amerikanët mund të heqin ambasadorin këtu?

Baton Haxhiu: Jo me e heqë…

Drejtuesi i emisionit: Mos ketë ambasador rezident

Haxhiu: Po, ta mbulojë një vend i rajonit. Kabllogrami i fundit që ka dalë nga Ambasada amerikane në Tiranë në drejtim të Departamentit të Shtetit është i datës 16 dhjetor. Ky kabllogram ka pasur të bëjë me Mirlinda Karcanajn. Nga ajo datë dhe deri sot nuk ka asnjë kabllogram tjetër të Ambasadës në drejtim të Departamentit të Shtetit.

Çfarë ndodhi dje

Deklarata e zëdhënësit mediatik të Ramës se Ambasadës së SHBA-ve i ka rënë fuqia seriozisht në Shqipëri është një deklaratë përveçse skandaloze, por tepër e rëndë kur vjen fjala për ambasadën e shtetit më të fuqishëm të botës, që diplomacinë e ka një ndër shtyllat kryesore të saja.

Baton Haxhiu është një analist i deklaruar publikisht si mik i afërt i kryeministrit të Shqipërisë, i paguar prej tij dhe që përdoret shpesh nga ky i fundit për të thënë publikisht mesazhe që kreu i ekzekutivit do që të dalin për publikun e gjerë.

Rama e përdor Batonin për ti treguar opinionit se si është vrarë Ervis Matini, kur askush nuk dinte gjë për të.

E përdoror për të na treguar se çfarë do të ndodhë me qeverinë.

E ka përdorur për të na treguar edhe se Ambasada amerikane është përgjuar nga regjimi në rastet e kabllogrameve sekrete që kanë dalë nga kjo ambasadë.

Vetëm një muaj pas këtyre deklaratave të zëdhënësit mediatik të Ramës, Presidenti amerikan Trump ka nominuar ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, që pritet ti kalojë për miratim Senatit. Pra, në një fare mënyre Uashingtoni ka përgënjshtruar kështu regjimin e Ramës jo vetëm duke mos e lënë përfaqësinë diplomatike pa Ambasador, por duke caktuar në krye të saj një nga njerëzit më të rëndësishëm në fushën e sigurisë, një gjeneral që vjen në Shqipëri për të mbrojtur interesat amerikane që në shumë vende janë të cënuara nga regjimi..

Kush është Eric Eric P. Wendt

Eric P. Wendt është një gjeneral-lejtnant i dalë në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu së fundmi si komandanti i pestë i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO, duke e përfunduar detyrën më 29 janar 2021.

Si oficer i lartë, Wendt ka mbajtur më parë detyrën e Koordinatorit të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez nga nëntori 2017 deri në tetor 2019. Para kësaj, ai ka shërbyer si shef shtabi i Komandës së Paqësorit të Shteteve të Bashkuara nga maji 2015 deri në shtator 2016, si komandant i Qendrës dhe Shkollës së Luftës Speciale ‘John F. Kennedy’ nga viti 2014 deri në 2015, si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Kore nga 2012 deri në 2014, si dhe si zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Veri të Forcës Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë në Afganistan nga 2011 deri në 2012.

Wendt u emërua oficer në Ushtrinë Amerikane si toger i dytë përmes programit ROTC në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara në vitin 1986, ku u diplomua me një diplomë bachelor në drejtësi dhe shoqëri. Më pas, ai përfundoi studimet master në çështjet e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare. Ai u pensionua më 1 mars 2021, pas më shumë se 34 vitesh shërbim të dalluar, përfshirë mbi 4 vite në këmbësori dhe 30 vite si pjesëtar i Forcave Speciale (‘Green Beret’). Ai flet arabisht dhe koreançe.

Donald Trump e propozoi atë për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Katar më 22 shtator 2020, por seanca e konfirmimit nuk u zhvillua para përfundimit të mandatit të Kongresit të 116-të më 3 janar 2021, kështu që nominimi i tij u kthye pa u marrë në shqyrtim.

Karriera ushtarake:

Eric P. Wendt e përfundoi mandatin e tij më 1 tetor 2019.

Gjeneral-lejtnant Wendt mban një diplomë bachelor (B.A.) nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara në fushën ‘Law and Society’, si dhe një diplomë master (M.A.) në Çështjet e Sigurisë Kombëtare nga Shkolla Pasuniversitare Detare në Monterey, Kaliforni.

Wendt ka shërbyer si oficer aktiv i Ushtrisë që nga viti 1986. Ai ka kaluar rreth pesë vite në këmbësori dhe më pas ka shërbyer si ‘Green Beret’, oficer i Forcave Speciale që nga viti 1991.

Që prej Sulmet e 11 shtatorit 2001, Wendt ka shërbyer në Indonezi si drejtues ekipi për Komandantin e Komandës së Paqësorit të SHBA-së, në kuadër të ekipit të vlerësimit të situatës (PSAT), në Operacionin ‘Enduring Freedom–Filipine’ në Mindanao (Filipinet jugore), në dy turne në Operacionin ‘Iraqi Freedom’, si dhe në Operacionin ‘Enduring Freedom–Afganistan’.

Përveç shumë detyrave në staf, përfshirë rolin si ndihmës kryesor ushtarak i Sekretarit të Mbrojtjes, ai ka komanduar në çdo nivel të Forcave Speciale – nga ekipi A (ODA) deri te Komanda e Operacioneve Speciale në nivel teatri (TSOC).

Wendt flet arabisht dhe koreanishte, dhe është nderuar me Kryqin e Artë të Nderit të Gjermanisë (për shërbimin luftarak në Afganistan), Citimin Presidencial të Njësisë së Filipineve (për shërbimin në OEF-P), Medaljen ‘Cheon Su’ të Presidentit të Koresë së Jugut, si dhe distinktivët e parashutistit mjeshtër nga Tajlanda dhe Koreja. Ai gjithashtu është dekoruar me distinktivin ‘Air Assault’, ‘Master Parachutist Badge’, ‘Ranger Tab’, ‘Special Forces Tab’, ‘Expert Infantryman Badge’ dhe ‘Combat Infantryman Badge’.

Wendt mori detyrën si Koordinator i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez në nëntor 2017.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Paketa e Maleve është paketa e mafies! Investimet e huaja janë vetëm 300 mln euro, në kohën tonë ishin 1.4 miliardë euro

Marsi Korreshi, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit, nëse keni një koment për ftesën …