Takimet mjerane të një kryeministri mjeran!

Nga Rezenbrik Serjani

Ditën e djeshme, kryetari i sektit, njeriu që e katandisi Vlorën dhe Shqipërinë në një mejhane të madhe betoni dhe totalisht të shpopulluar, ku për 13 vjet nuk ka të përfunduara as 13 vepra të vërteta publike që t’i rezistojnë kohës dhe të dëshmojnë një investim real publik, sepse në çdo vepër, në çdo punë publike, në çdo qindarkë të tenderuar, në çdo prokurim, në çdo gjë, sistemi i ngritur prej tij është një monstër korrupsioni, vjedhjeje dhe abuzimi.

Erdhi dje në Vlorë dhe zhvilloi katër takime, tre “gjoja” për Vlorën, edhe pse të treja në funksion të propagandës së tij 3D, dhe një e kishte me “bagëtinë” e tij, “vathën” e së cilës dje e kishte pajisur me një detektor, sikur të ishte në Penián dhe jo në Vlorë.

Në dy projektet që vizitoi, njëri më i keqinvestuar dhe keqplanifikuar se tjetri, lideri dy metra, i vrenjtur dhe plot fodullëk, në rolin e bahçevanit, të gjithçkaditurit e gjithçkabërësit, përsëri dha mend për mbjelljen e luleve, ngjyrat e fasadave dhe trashësinë e betonit; por nuk tha asnjë fjalë për hapjen e aeroportit të Vlorës, mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, infrastrukturën e copëtuar, urbanizimin e shkatërruar, mbetjet dhe plehrat kudo, dhe për bashkëjetesën e vlonjatëve dhe turizmit me pisllëkun, baltën dhe pluhurin.

Jo, ai nuk tha asgjë, sepse atij i mjafton propaganda dhe brutalizmi që po u shet qyteteve, në veçanti Vlorës, si projekte të së ardhmes dhe të ndryshimit.

Pas “inspektimeve”, ku foli për trashësinë e betonit dhe ngjyrat e fasadave, kryeministri mjeran, që vjen vërdallë si “ajo nëpër brekë”, zhvilloi një takim fiktiv me turoperatorët e qytetit të Vlorës, ndaj të cilëve, përveç qyfyreve dhe gajasjes ironike që nuk i mungon sa herë “vezën e ka kryq”, nuk tha asgjë tjetër.

Asnjë plan masash për sezonin turistik, asnjë plan masash për ofertën turistike të qytetit, asnjë politikë ndihmuese e lehtësuese për nxitjen e turizmit, thjesht asgjë, sepse vakumi që krijon me propagandën nëpër takime i intereson më shumë se çdo gjë tjetër, pasi ai është i projektuar i tillë: arrogant, qesëndisës dhe butaforik.

Pushtuesi Rama është kundërshtari më i madh i biznesit vlonjat; ai urren progresin dhe njerëzit punëtorë, sepse atij i intereson oligarkia, ligjet e qepura me dorë për ta, klientelizmi dhe vënia e shtetit në dispozicion të infrastrukturës oligarkike.

Ky kryeministër mjeran, përveç mjerimit, nuk prodhon dot më asgjë tjetër, dhe për të dhe sektin e tij, ky është fundi!

About Redaksia

Check Also

Kur shteti hipën në avion me arka

Nga Agron GJEKMARKAJ Çuditë s’kanë të sosur! Kur ti je zgjuar gjithë bezdi, me zile …