Bllokoi integrimin për Ballukun, Rama mashtron diasporën!

Pas u lodh duke bërë propagandë me shqiptarët që kanë mbetur akoma ne Shqipëri radha është e atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Mbyllja e portës nga Bashkimi Evropian për Ramën dhe qeverisjen e tij duke se e ka tensionuar shumë kreun e qeverisë. Pasi manipulimet dhe mashtrimet nuk po i funksionojnë më me ndërkombëtarët të paktën me shqiptarë i përsërit shpesh, e herë i zënë vend e herë jo.

Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe se është më afër se kurrë mundësisë për tu ulur në tryezën evropiane.

“Sot preket më sy; më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën evropiane si të barabartë”, u shpreh ai.

Pra premtimi i madh i Ramës që nga 2013 edhe pse e ka integruar Shqipërinë nja 4-5 herë duke hapur shampanje e duke ndarë dekorata, sërish është i njëjtë. “Jemi me afër se kurrë”.

Në të vërtetë afër jemi se në Evropë jemi fizikisht por politikisht me larg se kurrë. Dhe arsyeja e vetme pse jemi larg është se në krye te qeverisë është Rama dhe banda e tij e hajdutëve dhe të korruptuarve.

Harron kreu i rilindjes se në qeverisjen e PD, Shqipëria u pranua në NATO dhe mori liberalizmin e vizave nga kjo BE që sot i ka mbyllur edhe dyert por edhe dritaret mbrojtësit të Ballukut.

About Redaksia

Check Also

Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Skënder Hita, nën urdhrat e Kryeredaktorit dhe Censorit …