Boçi: Diaspora i kthen shpinën Ramës, nuk pranon të përdoret si dekor!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi shkruan se, shqiptarët në Selanik po refuzojnë Samitin e Diasporës, duke e cilësuar atë një aktivitet propagandistik të kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se, diaspora kërkon zgjidhje konkrete për problemet reale, ndërsa qeveria ofron ceremoni dhe fasadë.

Gjithashtu Boçi shprehet se ky refuzim tregon se shqiptarët jashtë vendit nuk pranojnë më të përdoren për qëllime politike.

Postimi

SAMITI I PROPAGANDËS

Shqiptarët e Selanikurt refuzoj ë samitin e Ramës.

Për ta Samiti i diasporës nuk po organizohet si forum i shqiptarëve jashtë atdheut, por si panair propagande për hallin politik të Ramës.

Kur diaspora kërkon zgjidhje për problemet reale dhe qeveria i ofron ceremoni, foto dhe fasadë, kjo nuk është përkujdesje, por tallje.

Refuzimi që po i bëhet këtij samiti nga zëra përfaqësues të komuniteteve shqiptare është prova se diaspora nuk pranon më të përdoret si dekor për kredibilitetin e një pushteti që nuk e dëgjon.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e Maleve është paketa e mafies! Investimet e huaja janë vetëm 300 mln euro, në kohën tonë ishin 1.4 miliardë euro

Marsi Korreshi, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit, nëse keni një koment për ftesën …