Shembulli i Dinjitetit, Spahia: Shkodra i thotë “JO” Regjimit!

Nga Bardh SAAHIA

​Mirënjohje e pafund dhe përulje për Diasporën Shkodrane. Kjo është rruga që duhet të ndjekë çdo shqiptar që i dhimbset atdheu.

Refuzimi total i fasadës së turpshme të një qeverie hajdute dhe antishqiptare, që pasi i përzuri nga shtëpitë e tyre, guxon t’i ftojë në “samite” për t’u tallur me dhimbjen e tyre.

​Shkodranët e diasporës sot dhanë një leksion historik morali. Ata refuzuan të bëhen kukulla në teatrin e Edi Ramës, i cili është përgjegjësi kryesor i shpopullimit masiv dhe vrasjes së shpresës. Ky pushtet që vjedh çdo ditë pasuritë e Shqipërisë nuk meriton asgjë tjetër veçse bojkot dhe përbuzje.

​reagimi i bashkqytetarëve tanë nga Shkodra është shembull që duhet të udhëheqë çdo anëtar të diasporës që mbi interesin e kombit nuk vë asgjë.

Faleminderit vëllezërve tanë në Angli që mbajtën lart nderin e Shkodrës dhe të kombit!

​Shembulli juaj u ndjektë nga çdo shqiptar kudo në botë!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Drejtuar Diaspora shkodrane shikoj arsyeshme merrte Diasporës organizuar nga kryeministri është përgjegjës masiv shqiptarëve. nuk mohuan eT samit turpi shikojmë diçka me vlerë për diasporen cila nevojë konkrete këto takime janë ato Ae një shtet amë duhet mbështes vendet ne pakta shumë persona po vuajnë integrimin shtetet shumë persona po shesin pasuri Shqipëri tonë. zgjidhim Ky Samit turpit vetëm sa poshtëron shumë shqiptarët kur shikojmë pjesë jona pjesë duke edhe diasporë vepron politika ndarëse mes nesh majtë djathtë. do shumë tẽ lumtur drejtohet politikanë ishim pjesë takimeve të tilla shtetin tonë mjerisht dhe Këshilli drejtues Diasporës me"

About Redaksia

Check Also

Zjarri te pallati i Armand Lilos ishte paralajmëruar nga profesionisët, asnjë nuk i dëgjoi

Zjarri që shpërtheu sot në kompleksin e pallateve të ndërtuar nga kompania në pronësi të Armand Lilos, …