Seanca gjyqësore mes Belind Këlliçit e Jamarbër Malltezit, dhe pronarit të medias Carlo Bolino është shtyrë sërish. Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Këlliçi dhe përfaqësuesja e tij ligjore Adriana Kalaja u shprehën se Bolino po përdor justifikime për t’iu shmangur një procesi gjyqësor të cilin e ka iniciuar vetë.
Sipas avokates së Këlliçit dhe Malltezit, pala paditëse ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin e një fatkeqësie familjare. Ndonëse kjo arsye u pranua “nga ana njerëzore”, pala mbrojtëse e cilësoi atë si të pambështetur në prova ligjore dhe si një manovër për të zvarritur procesin. Gjykata ka caktuar datën 5 maj si seancën e ardhshme.
Në deklaratën për mediat, Belind Këlliçi e quajti rastin “unikal në botë”, ku një person që ka iniciuar një padi i shmanget vazhdimisht gjyqit. Ai akuzoi drejtpërdrejt Carlo Bolinon se ka vjedhur një truall publik, ku ishte parashikuar ndërtimi i një gjimnazi për 70,000 banorët e Njësisë 7 në Tiranë, për ta shndërruar në “një makineri balte që baltos, linçon dhe godet në mënyrë të përditshme këdo zyrtar të opozitës që denoncon korrupsionin”. Këlliçi e lidhi veprimtarinë e Bolinos me kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e quajti “vëllai i tij binjak”, dhe kryeministrin Edi Rama.
Kalaja: Çështja në ngarkim të zotit Këlliç dhe zotit Malltezi, akuzuar nga pronari i medias që është vënë në shërbim të pushtetit, nga hajduti tashmë i vërtetuar, me fakte dhe me prova, për një arsye që ne e pranuam nga ana njerëzore, po nga ana juridike ishte e pambështetur në prova, pasi avokati i Leçianit Bolino, ka referuar në Gjykatën Penale se kishte ë një rast, një fatkeqësi familjare dhe për të cilën fakt ne e pranuam, po nga ana tjetër lehtësisht ë u provua përpara gjykatës, mungesa e Leçianit Bolino, për të cilën në të gjithë rastet paralele, duhet të ishte aty dhe duhet të vërtetonte dhe me prova mungesën e avokatit të tij.
Gjithësesi, seanca u shty në datën 5 Maj, por i kujtoj Carlo Bolinos, që deri atëhere, çfarëdo provash që të manipulojë, çfarëdo reagimesh apo shkaqesh të pajustifikuara të sjellin në gjykatë, nuk e mbrojnë dot, apo nuk e mbulojnë dot nga aferat korruptive dhe penale për të cilat tashmë po hetohet nga SPAK-u.
Këlliçi: Shkurtimisht, kjo është e disata herë që Leçiani i pretenduar si nip Tirone, Carlo Bolino, shmanget nga gjyqi që ai e ka iniciuar vetë. Është rast unikal në botë që një hajdut i truallit publik, i cili ka lënë 70.000 qytetarë të njësisë numër shtatë pa një gjimnaz për shkak se vodhi truallin publik për ta shndërruar në një makineri balte që baltos, linçon dhe godet në mënyrë të përditshme këdo zyrtar të opozitës që denoncon korrupsionin e Bolinos apo të si vëllaut të tij binjak Erjon Veliaj, apo të shefit të tij Edi Rama, apo një zyrtar i një televizioni, i cili e ka financuar, pronar, i cili e ka financuar televizionin e tij me para publike, pasi kështu thotë dhe padia që ai ka sot në Prokurorinë e Posaçme, përmes parave që ka përfituar dhe ka vjedhur në mënyrë të paligjshme nga taksapaguesit shqiptarë përmes tenderave të AKSH-it, shmanget dhe nuk vjen në gjyq. Në një gjyq që e ka iniciuar vetë, në një gjyq për të cilin ai për dy vite me rradhë na ka akuzuar ne, në rastin konkret dhe mua personalisht, sikur po i shmangesha përballjes me Leçianin Bolino në sallën e gjyqit. Ftoj publikisht Leçianin që të vijë të përballet në sallë të gjyqit, në media, kudo ku ai dëshiron, për të gjithë batërdinë e vjedhjes që ai i ka bërë pronave publike, truallit shtetëror të qytetit të Tiranës, por mbi të gjitha parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kujtoj dhe njëherë se për akuzat publike të miat apo qoftë dhe të zotit Malltezi apo të shumë zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike, në raport me bëmat e makutërisë së tij, sot që ne flasim, shtetasi Leçian Carlo Bolino është nën hetim zyrtarisht nga SPAK-u për akuzat e ngritura nga opozita. Kështu që unë e mirëpres përballjen në çdo moment me Leçianin Bolino në sallën e gjyqit dhe do t’i thoja se fshehja nuk mundet t’i zgjidhë hallin që ka me të vërtetën që e dinë të gjithë shqiptarët. Me faktin që ka vjedhur një truall publik për të ngritur një makineri balte, e ka ndërtuar makinerinë e baltës me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe çdo ditë shpif, gënjen, mashtron dhe prodhon fake newse kundër opozitës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Gazeta RD